Flash

Real Madrid prezanton Jude Bellingham: numri 5, ai i Zinedine Zidane

Lapsi.al 15 June 2023
Real Madrid prezanton Jude Bellingham: numri 5, ai i Zinedine Zidane

Fanella me numër 5 e Zinedine Zidane dhe e ardhmja si galaktik që e kishte ëndërruar gjithmonë. Dita e parë e Jude Bellingham te Real Madrid ka një shije të veçantë. Mesfushori anglez 19-vjeçar, i cili mbërriti nën urdhërat e Carlo Ancelottit nga Borussia Dortmund, fillon aventurën e tij me skuadrën madrilene. “Është dita më e rëndësishme e jetës sime, dita e parë në klubin më të madh në botë”, tha Bellingham.

Lojtari i lindur në vitin 2003 gjatë prezantimit e nisi duke fituar zemrën e tifozëve të tij të rinj. "Përshëndetje tifozë të Madrid. Doja të falënderoja të gjithë ata që janë këtu në ditën më të rëndësishme të jetës sime - tha Jude Bellingham -. Dua të falënderoj të gjithë ata që më sollën këtu. Dhe falënderoj familjen time. Së fundi, Hala Madrid!" .

Për të sjellë Jude Bellingham te Real, klubi i Florentino Perez shpenzoi njëqind milionë euro. Anglezi adoleshent është blerja e dytë më e shtrenjtë ndonjëherë në shtëpinë e merengues, në të njëjtin nivel me Bale. "Një nga lojtarët më të mirë në botë mbërrin në Madrid - tha Perez -. E ai është këtu sepse e donte, sepse vendosi që historia e tij duhej të lidhej me këtë klub, më i miri. Jam i sigurt që re në dashuri me Real duke parë pesë Ligat tona të fundit të Kampionëve. Do të përpiqemi të të bëjmë shumë të lumtur dhe t'i bëjmë të gjitha ëndrrat e tua realitet. Do të shohësh se me këtë fanellë asgjë nuk është e pamundur" e mbylli Perez.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI