Flash

Zyra doganore turpëron Bayern Munich: nuk ka paguar pagën minimale të disa punonjësve

Lapsi.al 15 June 2023
Zyra doganore turpëron Bayern Munich: nuk ka paguar pagën minimale

Klubi i Bayern ka përfunduar në shënjestër të zyrës doganore të Mynihut. Faji i bavarezëve është mospagimi i pagës minimale për disa nga punonjësit e sektorit të të rinjve. Zëdhënësi i zyrës Thomas Meister konfirmoi për Associated Press se klubi më i pasur dhe më i suksesshëm i Gjermanisë ishte nën hetim. Bayern akuzohet se ka nënpaguar punonjësit e tij nga nëntori 2016 deri në 2021. Një thyerje e rregullave për të cilën shoqëria është dënuar me një gjobë prej rreth 250 mijë euro në total. Këtu përfshihen gjobat për pagesat e vonuara dhe pagesat e sigurimeve shoqërore të shmangura për pesë vitet në fjalë.

Si pjesë e hetimit, zyra zbuloi se punonjësit në kampusin e të rinjve të Bayern paguheshin 450 euro në muaj. Kjo "megjithëse niveli i tyre aktual i punës ishte shumë më i lartë". Në kohën e fakteve në Gjermani, një punë prej 450 eurosh, e njohur gjithashtu si 'mini-punë', kufizonte ngarkesën e punës së një punonjësi me kohë të pjesshme. E ajo nuk ofronte asnjë siguri sociale. Paga minimale që atëherë është rritur në 520 €.

Lexo më tej: Bayern Munich shënjestron Vlahovic: Juventus refuzon 50-60 milionë euro, kërkon 30 më shumë

“Në kundërshtim me rregullat e kontratës dhe orët e regjistruara, janë punuar shumë më tepër orë se sa ishte rënë dakord. Rezultati është që pagat minimale të vlefshme nuk janë paguar dhe rregullat e sigurimeve shoqërore janë injoruar”, tha zyra doganore. Bayern ka thënë se ata kurrë nuk kanë synuar të paguajnë më pak punëtorët e tyre dhe se do të paguajnë shumat e duhura. Një situatë e sikletshme pë një gjigant si Bayern. Bavarezët nuk kanë patur kurrë probleme financiare e janë të njohur si klubi më i pushtetshëm në Gjermani. E kështu ky hetim nuk ka si t'i pëlqejë drejtuesve bavarezë.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI