Flash

Qirko mbërrin nga Teuta për Champions League: Partizani zhduk të gjithë blerjet e Marinit

Lapsi.al 15 June 2023
Qirko mbërrin nga Teuta për Champions League: Partizani zhduk të

Pano Qirko, emri më i sharë nga tifozët e Partizanit në ndeshjen e fundit të kampionatit, ende pa u shënuar goli i parë, është tani portieri i ri i të kuqve. Numri 1 i Teutës ishte i fundit që u dorëzua në atë Partizani-Teuta 2-0 që vendosi titullin. Por deri sa Rrapaj kaloi të kuqtë në avantazh, Qirko ia kishte ngecur shumë herë në fyt britmën 'gol' tifozëve të tij të rinj, me pritjet e njëpasnjëshme. E tani mes kryeqytetasve dhe durrsakëve është arritur akordi për huazimin e portierit. Qirko do të vijë te Partizani i huazuar për Champions League dhe lajmi është zyrtarizuar nga vetë Teuta.

Me ardhjen e portierit Qirko, numri i gardianëve mes shtyllave bëhet katër. Rexhepi, titullari i sezonit të kaluar, Alban Hoxha dhe Aldo Teqja i kthyer nga huazimi në Ballsh me Bylis. Në këtë pikë një do të largohet patjetër e ndoshta edhe dy. I piketuari për tu larguar është Rexhepi. Portieri i sjellë nga Skënderbeu nga drejtori i shkarkuar sportiv Elton Marini nuk ka bindur. Të shumta gafat e pasiguritë e tij, të përkthyera në pikë të lëna. E megjithatë Rexhepi kishte mbrojtjen e Marinit dhe vendi mbeti i tij, pavarësisht se prapa ishte një si Hoxha, ish-kapiteni i lënë mënjanë.

Shkarkimi i Marinit pas titullit kampion, dorëheqja e teknikut Giovanni Colella e lajmërimi i divorcit me qendërmbrojtësin Joseph Menich janë të gjithë vendime të së njëjtës linjë. Ish-drejtori ishte investuar te tekniku italian dhe madje kishte sjellë sllovakun, që nuk bindi asnjëherë. Tani, me Qirkon duket se edhe Rexhepi është drejt largimit. Partizani po zhduk cdo shenjë të Marinit (ka mbetur Mba).

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI