Flash

Video/ Lamtumira e fundit e Curva Sud për Silvio Berlusconi: pishtarë e tymuese për ta nderuar

Lapsi.al 15 June 2023
Video/ Lamtumira e fundit e Curva Sud për Silvio Berlusconi: pishtarë
Një mënyrë për t'i uruar një udhëtim të mbarë përtej. Ky ka qenë me shumë gjasa synimi i Curva Sud të Milan, që përpara stadiumit Meazza i dha lamtumirën e fundit ish-presidentit (historik) Silvio Berlusconi. Pishtarë dhe tymuese për të krijuar një lloj rruge, si për të shoqëruar për herë të fundit njeriun që e bëri të madh klubin e tyre të zemrës. 29 trofe në 31 vite pronësi, nga 1986 deri në 2017. 8 tituj, 5 Kupa Kampioni/Champions, 5 Superkupa Uefa, 1 Kupë Italie, 7 Superkupa Italie, 2 Kupa Interkontinentale, 1 Kupë Bote për Klube. Pronari më i suksesshëm i historisë së AC Milan. Natyrisht, kuqezinjtë mundën vetëm ta falënderojnë Silvio Berlusconi, duke i bërë homazhe me këtë rrugëtim të ndërtuar me pishtarë. Pikërisht përpara atij që ishte stadiumi i kaq shumë sukseseve. "Një president, ka vetëm një president!", ishte kori i thirrur nga mbështetësit e Milan, për të përsëritur mirënjohjen e tyre ndaj Silvio Berlusconi. Lexo më tej: Lamtumirë Berlusconi: nga Milan te Monza, triumfet e Presidentit që revolucionarizoi futbollin

LAMTUMIRA NË FUNERAL: SHUMË FYTYRA TË NJOHURA E TIFOZË

Dje, e mërkurë 14 qershor, funerali u bë në Piazza Duomo në Milano. Shumë fytyra të njohura, yje të spektaklit, televizionit dhe sportit, por edhe figura të rëndësishme politike i dhanë lamtumirën e fundit presidentit Berlusconi. Krahas tyre, edhe qytetarë të shumtë “të zakonshëm” nuk kanë dashur të mungojnë në ceremoni. Madje kanë kaluar mbi 10 mijë të pranishëm. Përfshirë shumë tifozë, veçanërisht nga Milano dhe Monza: dy skuadrat e tij të preferuara. Me ndarjen nga jeta të Silvio Berlusconi mbyllet një kapitull i rëndësishëm i historisë italiane, futbollit dhe jo vetëm. Një personazh që shënjoi dekadat e fundit të Italisë, për disa për mirë, për të tjerë për keq. Por sigurisht që ka lënë kujtime të ëmbla për të gjithë milanezët, të cilët kanë dashur ta përshëndesin siç duhet për herë të fundit.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by MilanNews.it (@milannewsitofficial)

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI