Flash

Balotelli sherr me tifozin që bënte fotografi, grushtin e pëson gabimisht drejtori sportiv i Sion

Lapsi.al 15 June 2023
Balotelli sherr me tifozin që bënte fotografi, grushtin e pëson

Një festë Karnavalesh që u shndërrua shpejt në çështje. Drejtori Sportiv i skuadrës zvicerane Sion, Constantin kishte vendosur të shoqëronte sulmuesin Mario Balotelli në një festë me maska. Futbollisti ishte veshur si personazh i serialit "La casa de papel", ndërsa drejtuesi si Pikachu. Një tifoz kishte filluar t'i fotografonte duke e mërzitur sulmuesin. Balotelli në konfuzion e sipër ka goditur në mënyrë të pavullnetshme drejtorin sportiv, sqaron gazeta zvicerane Blick.

Ky është vetëm një nga episodet e shumta me italianin Balotelli si protagonist, ka rrëfyer nga gazeta. Ndër të tjera, gjatë pushimit dimëror në Spanjë, ku ish-sulmuesi i Manchester City duket se e ka shndërruar në parkun e tij argëtues, festat dhe alkooli kanë qenë rend i ditës.

Rendimenti në fushë është konsideruar i pamjaftueshëm për sa i përket shifrave (6 gola në 19 paraqitje). E përkushtimi i pakët ka ndezur tërbimin e tifozëve të Sion, të cilët madje dogjën fanellën e qendërsulmuesit në tribunat e Stade Tourbillon. Constantin, protagonisti i pavullnetshëm dhe i dëmtuar i sherrit, komentoi eksperiencën e sulmuesit italian në Zvicër: “Me Marion u iluzionuam sepse bëmë gjithçka që ai të mendonte kryesisht për futbollin, por nuk ia dolëm".

Lexo më tej: "Me ato para do marr dy Ferrari": Balotelli u shantazhua me minorenen, 2 vjet burg për avokatin

Sion, ku më parë kanë luajtur Gennaro Gattuso dhe Gianluca Zambrotta, ra në Challenge League në fund të sezonit 2022-23. Ata morën vetëm 31 pikë në 36 ndeshje, rezultat i 72 golave të pësuar dhe 41 të shënuar. E ardhmja e karrierës së Mario Balotelli tani është shumë e pasigurt. Përvoja e tij në Kantonin e Valais tani duket se ka mbaruar. Italiani nuk u ngjit kurrë në nivelin e pritshmërive të ngritura. Për momentin skuadrat që mund të jenë të interesuara për të janë vërtetë të pakta.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI