Flash

Serie A, të drejtat TV 2022/23: Inter i mund të gjithë, por arkëton më pak se e fundit e Premier League

Lapsi.al 16 June 2023
Serie A, të drejtat TV 2022/23: Inter i mund të gjithë, por

Inter është skuadra që arkëton më shumë në Itali nga të drejtat televizive për sezonin 2022/23. Kjo është raportuar nga Calcio e Finanza, e cila vlerësoi shpërndarjen e afërsisht 1,018 miliardë eurove. Bëhet fjalë për burime që rrjedhin nga marketingu i ndeshjeve të Serie A. Pjesa më e madhe, 87.1 milionë euro, shkojnë për zikaltrit, ndërsa Napoli është në podium (80.3 milionë) bashkë me Milan (80 milion).

Në vendin e katërt është Juventus (78.6 milionë), i ndjekur në distancë nga klubet romane. Cremonese është e fundit (29.4 milionë), edhe pse shifra që bën më shumë përshtypje është ajo në lidhje me distancën nga Premier League. Në 2021/22, sezoni i fundit për të cilin janë të disponueshme të dhënat, Norwich i fundit dhe i zbritur nga kategoria mblodhi 116.4 milionë euro, gati 30 më shumë se Inter.

Megjithatë, duhet theksuar se në Angli, përveç se kampionati është shumë më i pasur (këtë vit do të jetë edhe më shumë), 'vakti' ndahet më i barabartë. Nëse Inter merr pothuajse trefishin e Cremonese, në fakt, drejtuesit e Manchester City fitojnë "vetëm" 62% më shumë se Norwich (187.2 milionë).

Lexo më tej: Sot ndeshja më e pasur në botë: një playoff për promocionin që vlen 200 milionë euro

Në Itali, të ardhurat e mbledhura nga Lega Serie A ndahen ende sipas kritereve të përcaktuara nga ligji Melandri. Një ligj i modifikuar më vonë nga reforma Lotti:

- 50% ndahet në mënyrë të barabartë;

- 20% ndahet sipas shikueshmërisë (nga të cilat 8% sipas audiencës televizive të certifikuar nga Auditel dhe 12% sipas shikuesve me pagesë);

- 30% ndahet në bazë të rezultateve sportive (nga të cilat 12% në bazë të renditjes dhe 3% në bazë të pikëve për sezonin aktual, 10% në bazë të rezultateve të arritura në pesë kampionatet e fundit dhe 5% në bazë të renditjes së formuar duke marrë parasysh rezultatet sportive të arritura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar nga sezoni 1946/47 deri në sezonin e gjashtë para sezonit referues).

Këto janë shifrat që do të fitojnë 20 pjesëmarrësit në Serie A për sezonin 2022/23:

- Inter 87,1 milionë

- Napoli 80,3 milionë

- Milan 80 milionë

- Juventus 78,6 milionë

- Lazio 70, 7 milionë

- Roma 68,2 milionë

- Fiorentina 55,2 milionë

- Atalanta 55,2 milionë

- Torino 49,1 milionë

- Bologna 43,5 milionë

- Udinese 40,7 milionë

- Sampdoria 39 milionë

- Sassuolo 38,7 milionë

- Lecce 38,6 milionë

- Monza 34,2 milionë

- Verona 34,1 milionë

- Salernitana 32,6 milionë

- Empoli 32,6 milionë

- Spezia 30,1 milionë

- Cremonese 29,4 milionë

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI