Flash

Video/ E përplasi rëndë në pistë dhe pastaj nuk u interesua fare: skuadra e Zarco e tërbuar me Marquez

Lapsi.al 16 June 2023
Video/ E përplasi rëndë në pistë dhe pastaj nuk u
Një aksident i rëndë ndodhi në Çmimin e Madh të Gjermanisë në Moto GP. E megjithatë më e rëndë se pasojat e përplasjes ishte sjellja e Marc Marquez, shkaktari i aksidentit. Piloti i Hondas rrëshkiti dhe përplasi motorin e të pafajshmit Zarco, që mbeti shtrirë më gjatë. Marquez u ngrit i pari dhe vrapoi drejt bokseve pa u ndalur të interesohej për gjendjen e francezit, që kishte mbetur në pistë. Seanca, në fakt, u karakterizua nga dy përplasje të frikshme, që rezultuan me dy flamuj të kuq. Më e keqja ishte ajo kur Marc Marquez rrëshqiti nën frenim në kthesën 1 dhe përplasi motorin e Zarco, i cili sapo kishte dalë nga ‘pit-lane’. Skuadra e francezit shpërtheu në zemërim kundër spanjollit Honda, që nuk u ndalur menjëherë për t'u siguruar për gjendjen e kolegut të tij. Për fat Zarco u ngrit pa pasoja të rënda dhe Marquez vetëm në paddock shkoi të fliste me të.

PËRPLASJA E DYTË

Më herët ndodhi një tjetër përplasje e furishme, me fluturimin spektakolar të Taka Nakagamit (i padëmtuar) në fillim të séances. Honda e japonezit fjalë për fjalë u shkatërrua pas një përplasjeje në kthesën e frikshme 11. Lexo më tej: Video/ MotoGP, çmenduri e Marquez: futet keq në kthesë e merr përpara Oliveira, fishkëllima nga publiku Kjo ishte arsyeja pse kohët u zgjatën më tej pasi praktika e lirë 2 kishte filluar tashmë 10 minuta me vonesë. Shkak ishte bërë një ndalesë për të rregulluar një air-fence gjatë provave të Moto3.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI