Blerja e parë e Juventus 2023/2024 duhet të jetë ai: Paul Pogba. Mesfushori francez, i cili u kthye te bardhezinjtë verën e kaluar si një transferim i lirë nga Manchester United, përjetoi një vit krejtësisht jashtë fushës. Francezi mbeti i dëmtuar, i kondicinuar edhe nga vendimet e gabuara, e mori goditje pas goditjesh. Nga mungesa e operacionit nga dëshira për të shkuar në Kupën e Botës me Francën te dëmtimet e vazhdueshme e lotët me të cilët Pogba mbylli kampionatin. Pikërisht në kohën kur pësoi një tjetër dëmtim, në të parën si titullar, sa për të përmbledhur në mënyrë perfekte vitin e tij. I vështirë, vërtet më i vështiri, siç tha vetë francezi që identifikoi në kokë problemin kryesor.
Trupi im është mjeti im i punës. Luksi më i madh në jetë është shëndeti: kur nuk je mirë mendërisht, trupi yt vuan. Në bazën e gjithçkaje që ndodhi këtë vit ishte koka - tha Pogba në një intervistë për Vieës -. Ishte më sezoni më i vështirë i karrierës sime dhe prova më e madhe e jetës sime”.
Lexo më tej: Dëmtim në ndeshjen e parë si titullar, Pogba doli në lot por testet janë lehtësuese: "Lesion i shkallës së ulët"
Dëshira për revansh e mesfushorit francez është e qartë. E njëjta, në fakt, që prej rikthimit të tij nga Mançesteri: “Kur u largova nga United për herë të parë, mbërrita te Juve dhe mësova shumë. Por u ktheva në Mançester sepse nuk e kisha mbaruar punën time atje. Nuk kishim fituar ende Premier League. Përse sërish te Juventus? Sepse është klubi që më bëri të shtyj më tej, dashurinë që mora këtu nuk e mora te United".