Flash

Gladiatori' i Romës është lacial: Russell Crowe dhe motivi i çuditshëm përse është tifoz me Lacion

Lapsi.al 17 June 2023
Gladiatori' i Romës është lacial: Russell Crowe dhe motivi i
Russel Crowe ka ndërhyrë nga Festa e Kinemasë në Rome dhe i bëri të ditur gjithë botës se është tifoz me Lacion. Një lacial që megjithatë ka simpati për tifozët e Romës. Nëse dikush ka pyetur ndonjëherë veten se për kë bën tifozllik Maximux Decimus Meridio, tani përgjigjen e dini. "Gladiatori" i filmit legjendar të Ridley Scott më në fund foli, dhe e bëri pikërisht nga Roma. E në një intervistë për 'Oggi è un altro giorno' në Rai 1 zbuloi bindjen e tij. Në fakt, aktori që luan rolin e gladiatorit, ose më saktë Russell Crowe, ka sqaruar se për cilin ekip në kryeqytet bën tifo: “Unë e dua Italinë dhe më pëlqen privilegji që kam për marrëdhënien me romanët. Ata më trajtojnë si të isha një i afërm i tyre. E vlerësoj bujarinë e tifozëve të Romës, miqësinë e tyre, dashurinë që më tregojnë kur i takoj në rrugë. Edhe pse duhet ta dinë që unë mbështes Lacion. Sepse Koloseu... është në Lacio”.

REAGIMI I LACIOS

E kur ke një yll të Hollivudit dhe, me sa duket, një idhull të tifozëve të Romës si tifozin tënd, a mund ta lësh rastin të të humbasë? Nuk bëhet fjalë. E këtë bëri edhe Lacio, që nuk humbi kohë. Klubi bardhekaltër ka postuar videon e intervistës me aktorin në Rai 1 në rrjetet sociale me komentin: “Duke bërë zapping”. Megjithatë, ndoshta Russell Crowe nuk e di se sa e rrezikshme mund të jetë të ekspozohet kaq hapur. Të paktën duke patur parasysh përplasjet historike mes verdhekuqve dhe bardhekaltërve për kontrollin e Koloseut.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI