Flash

Në mbrëmjen që rrahu maskotin e Heat, McGregor akuzohet për dhunë sek*uale: "Nuk do intimidohem"

Lapsi.al 17 June 2023
Në mbrëmjen që rrahu maskotin e Heat, McGregor akuzohet për

Probleme të reja, shumë më të rënda se një rrahje, bien mbi Conor McGregor, luftëtarin kontrovers të arteve marciale miks. Në të njëjtën natë që ai rrahu me grushte maskotën e Miami Heat, irlandezi akuzohet se abuzoi seksualisht me një vajzë. McGregor goditi me grusht gjatë kohës së pushimit në ndeshjen 4 të finales së NBA kundër Denver maskotën e Heat, duke nervozuar publikun. Po atë mbrëmje është mësuar se irlandezi abuzoi me një vajzë në banjat e Kaseya Center Arena.

ÇFARË NDODHI...

Sipas TMZ, gruaja po largohej nga impianti kur u njoftua se McGregor e kishte kërkuar në banjë. Pasi ajo mbërriti, sipas avokatit të saj, "siguria refuzoi ta linte gruan të dilte ose të lejonte dikë tjetër, përfshirë shoqen e saj, të hynte në banjë". Ylli i UFC-së kishte dalë nga tualeti i rezervuar për personat me aftësi të kufizuara dhe e kishte sulmuar. Pasi e kishte puthur me forcë, irlandezi e kishte detyruar vajzën të kryente marrëdhënie orale, e cila përfundoi me një përpjekje për sodomizim.

Lexo më tej: Video/ McGregor humb mendjen e rreh maskotën e Miami Heat: "Burnie" përfundoi në urgjencë

MBROJTJA E MCGREGOR

Gruaja kishte arritur të ikte, por duke e lënë çantën në banjë. Më pas, ajo bëri denoncimin pas dy ditësh pranë autoriteteve lokale. Mesa duket janë dorëzuar edhe rrobat me ADN-në e McGregor-it. “E gjithë false, nuk do të intimidohem” ishte mbrojtja e tij ndaj akuzës për sulm seksual. Irlandezi, në pritje të rikthimit në ring, vazhdon të përflitet për sjelljen e tij vërtet të shëmtuar.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI