Jasir Asani kalon në avantazh Shqipërinë, në ndeshjen kundër Moldavisë. Ish-sulmuesi i Partizanit, tani në kampionatin e Koresë së Jugut ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 52', me një të majtë fantastike. Goli i parë me kombëtaren, në ndeshjen e dytë me fanellën kuqezi për sulmuesin, që shkoi të përqafonte teknikun Sylvinho.
Një gjest i kuptueshëm për brazilianin, i vetmi që besoi dhe i dhuroi një thirrje me fanellën kuqezi. Asani, duke përfituar nga një këmbëngulje e Hysajt, e dërgoi topin në kryqëzimin e shtyllave, me portierin të shtangur.
[video width="928" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/asani-gol.mp4"][/video]