Flash

Luis Enrique trajneri i ri i PSG, për çështje detajesh: zyrtarizimi javën e ardhshme

Lapsi.al 19 June 2023
Luis Enrique trajneri i ri i PSG, për çështje detajesh:

Në Francë janë të sigurt: PSG ka zgjedhur Luis Enrique. Sipas raporteve nga L'Equipe, Téléfoot dhe TF1, ish-trajneri i Spanjës përfundoi në krye të listës së dëshirave të drejtuesve të klubit parisien. E kështu, do të jetë ai njeriu që do të udhëhequr ekipin sezonin e ardhshëm. Për të mbyllur marrëveshjen dhe për të kaluar në njoftimet zyrtare, megjithatë, mbeten ende disa detaje për t'u përcaktuar. Nga njëra anë, PSG do të duhet të ulet në tryezë me Christophe Galtier për të kuptuar nëse është e mundur të arrihet një zgjidhje konsensuale. E nga ana tjetër, ata duhet të takohen me Luis Enrique për të sqaruar formalisht marrëveshjen dhe për të vendosur firmën mbi kontratë. Akord që mund të ratifikohet që javën e ardhshme sipas asaj që mësohen në Francë.

ENRIQUE-PSG, HISTORI "E VJETËR"

Ndaj, pas refuzimi të marrë nga Naggelsman, Luis Campos po përgatitet të mbyllë tratativën me Luis Enrique në një kohë të shkurtër. Ish-trajneri i Spanjës në fakt është kthyer në prioritetin e klubit, i etur për të nisur ciklin e ri. Bashkë me trajnerin pastaj do të vendosën edhe lëvizjet e radhës në merkato. I lirë që kur u largua nga Spanja, ish-trajneri i Barcelonës, kishte përfunduar në radarin e “klubit të Katarit” për të zëvendësuar Emery në vitin 2018. Por më pas gjithçka u venit e tani, pas 5 vitesh, duket se bashkëpunimi do të mund të kryhet.

Lexo më tej: Luis Enrique i bën dalje Napolit për Premier, De Laurentiis: “Mund t’i them që këtu hahet më mirë se në Angli”

Luis Enrique ka mundur kështu konkurrencën e të gjithë trajnerëve të tjerë që pretendojnë pankinën parisiene. Përfshirë këtu edhe Thiago Motta, që ditët e fundit ishte afruar nga shumë me PSG. Ish-drejtuesi teknik i Roja do të ketë për detyrë të arrijë objektivin e madh të pronarëve, Ligën e Kampionëve.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI