Flash

"Isha në ankth 5 orë para ndeshjes": Sylvinho promovon Asanin e mendon për udhëtimin e gjatë në Faroe

Lapsi.al 17 June 2023
"Isha në ankth 5 orë para ndeshjes": Sylvinho promovon

"Asani, jo vetëm sot, edhe ndaj Polonisë bëri mirë. Është e vërtetë që nuk bëri një pjesë të parë të mirë. Por mbrojtësi i tyre ishte pranë tij. Trajneri i Moldavisë e dinte që ishte një lojtar i rëndësishëm dhe i bëri thuajse markim një për një”. Sylvinho është i kënaqur nga rezultati dhe nuk e fsheh krenarinë se ka pikasur për Shqipërinë një lojtar të rëndësishëm si Jasir Asani. Tekniku brazilian ka marë fitoren e parë në pankinën kuqezi, duke mundur 2-0 Moldavinë: "“Është një debutim i mirë para tifozëve. Është e rëndësishme të fitosh në shtëpi. Isha në ankth, 5 orë para ndeshjes na thanë që 20 mijë njerëz do të ishin në stadium. Jam i lumtur dhe i kënaqur për ekipin, bëmë mirë. Me Moldavinë ishe një ndeshje e vështirë dhe nuk ishte e lehtë".

SITUATA E GRUPIT E

Braziliani arrin të bëjë një bilanc të shpejtë të situatës, në grupin E kualifikues drejt Euro 2024. Humbja me Poloninë në debutim e ka komplikuar disi situatën, me Çekinë që është shkëputur në 7 pikë nga tre ndeshje: "Kjo është një pikënisje, e rëndësishme është që lojtarët kuptojnë që ne kemi një mundësi që të arrijmë objektivin tonë të gjithë bashkë. Ne jemi një, se kjo është mundësia jonë e vetme për të arritur objektivin dhe nuk është e lehtë dhe është rrugë e gjatë".

Lexo më tej: Kërcënimi i Hysaj për Uzunin: “Pate fat se do kishim punë bashkë”. Ja fjalët e protagonistëve

TRANSFERTA NË FAROE

Shqipëria arrin polakët me 3 pikë pas dy ndeshjeve e tani duhet të luajë kundër Ishujve Faroe në 20 qershor. Skuadra e vendit të fundit ka vetëm një pikë, të marrë përballë Moldavisë: "Nesër është një ditë e lodhshme me një udhëtim të gjatë dhe aty do të shohim. Formacionin nuk e di, duhet të kuptojmë Ishujt Faroe, një ekip i fortë e fizik, nuk është i lehtë. Është e drejtë që kishim disa ndryshime skeme, sot ishim me 4-2-3-1", përfundoi Sylvinho.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI