Flash

Frika nga bari sintetik dhe një rival ndryshe nga Moldavia, Sylvinho: "Ishujt Faroe kameleon"

Lapsi.al 19 June 2023
Frika nga bari sintetik dhe një rival ndryshe nga Moldavia, Sylvinho:

Moldavia është e arkivuar, tani e gjithë vëmendja është te Ishujt Faroe. Pas fitores të shtunën me moldavët, Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë nesër për ndeshjen e tretë të grupit E ndaj Ishujve Faroe. Një ndeshje shumë e rëndësishme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Në vigjilje të sfidës, në konferencën për shtyp, trajneri Sylvinho dhe mesfushori Ylber Ramadani, folën për këtë transfertë delikate.

BARI SINTETIK

Pavarësisht fitores në Tiranë kundër Moldavisë, Sylvinho e përjashtoi mundësinë e euforisë në skuadër. Ajo që shqetëson brazilianin është fusha me bar sintetik: "Fusha me bar sintetik mund të ketë vështirësitë e veta, por është e njëjtë për të dyja skuadrat. Mesa kemi parë ajo është në gjendje të mirë. Ne do të kemi një seancë stërvitore sot për t’u përshtatur për ndeshjen nesër, që unë e shoh si një ndeshje të vështirë".

FORMACIONI

Tekniku i kuqezinjve nuk u zbilancua në lidhje me formacionin, edhe pse me shumë mundësi do të jetë ai që fitoi 2-0 me Moldavinë. "Kemi një seancë të fundit sot dhe do të shohim gjendjen e lojtarëve - tha Sylvinho - e më pas do të vendosim. Kemi kohë deri nesër në mëngjes për të fiksuar 11-shen titullare. E kemi theksuar dhe ritheksuar që kemi 6 finale përpara. Pres që lojtarët të vrapojnë me 100km/h që ne të arrijmë objektivin, pasi kjo është mënyra e vetme".

Lexo më tej: Udhëtim i stërzgjatur me tranzit Oslon: kuqezinjtë ‘shkelin’ në Ishujt Faroe, në kërkim të fitores

RIVAL KAMELEON

Nuk ka asgjë të thjeshtë në përballjen me Ishujt Faroe, të paktën për brazilianin. Sylvinho e sheh sfidën të komplikuar, ndryshe nga tifozët që e mendojnë një ndeshje të fituar: "Ndeshja me Ishujt Faroe është diçka krejt ndryshe nga ajo me Moldavinë. Është një ndeshje shumë e vështirë. Mendoj që euforia nuk ka vend në skuadër sepse ndeshja me Moldavinë ka mbaruar për ne. Luajmë ndaj një rivali që mund të përshtatet gjatë gjithë kohës në fushë me skema të ndryshme. Është një lojë tepër fizike. Lojtarët e Ishujve Faroe janë shumë të rrezikshëm sidomos në lojën në ajër dhe në goditje standarde", tha tekniku.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI