Kanë kaluar saktësisht dhjetë ditë nga mbrëmja në Stamboll që kurorëzoi Manchester City si kampion i Europës. Një 1-0 ndaj Inter, i nënshkruar nga Rodri, që i dorëzoi kupën teknikut Guardiola. Një ndeshje në ekuilibër deri në fishkëllimën e fundit, me zikaltrit pranë barazimit disa herë, por të pafat ose të pasaktë. Pa fati në goditjen me kokë të Dimarco e ndalur pa dashje nga Lukaku në trajektore. Pasaktësi kur sulmuesi belg kishte topin në kokë për ta çuar ndeshjen në kohën shtesë, por e dërguar drejt e te portieri i Citizens Ederson.
Është folur shumë këto ditë për atë gabim të qendërsulmuesit, zakonisht i pamëshirshëm kur bëhet fjalë për të bërë gol nga zemra e zonës. E fraza e Pep Guardiola, e artikuluar gjatë një eventi golfi, tingëllon si një shigjetim për belgun…
FJALËT THUMBUESE TË TEKNIKUT GUARDIOLA
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ishte prezent në Legends Trophy, një turne golfi i organizuar nga Puma, që është edhe sponsor teknik i Citizens. Gazetarët e pranishëm i kërkuan një mendim trajnerit katalanas për kolegun e tij Xavi, prej një viti e gjysmë në pankinën e Barcelonës. E duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje, ish-mesfushori artikuloi një fjali që dukej si një tallje e pastër ndaj belgut Lukaku.
Lexo më tej: Më i keqi i finales, shfryn Lukaku: “Është një ndjesi m*ti”
“Na u deshën 8 vjet për të fituar Champions dhe unë jam kampion i Europës sepse një sulmues humbi një goditje të lehtë me kokë nga tre metra. Çfarë duhet të bëjë Xavi? Barcelona fitoi kampionatin dhe ata luajtën grupin e Champions me gjysmë mbrojtjeje në dispozicion. E tani ajo është pika e tyre e fortë, klubi e di se çfarë duhet të bëjë. Xavi dhe Mateu Alemany e dinë shumë më mirë se unë se çfarë duhet të bëjnë. Nuk e di".