Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Video/ Tris kuqezi në 'Torsvoellur Stadium': Shqipëria e dyta, Moldavia na bën një nder

Lapsi.al 20 June 2023
Video/ Tris kuqezi në 'Torsvoellur Stadium': Shqipëria e

Mbrëmje e rëndësishme Shqipërinë në kualifikueset e Euro 2024. Kuqezinjtë e brazilianit Sylvinho mposhtin 1-3 Ishujt Faroe, në Torsvoellur Stadium, në përplasjen e parë historike mes tyre. Tre pikë të tjera, tre ditë pas atyre të marra ndaj Moldavisë, që e ngjisin kombëtaren në vendin e dytë pas Çekisë. Pikërisht kështu, sepse moldavët i shkaktuan një humbje me përmbysje Polonisë, duke na lejuar parakalimin në Grupin E.

[video width="928" height="504" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/Bajrami-gol.mp4"][/video]

Sylvino ruajti boshtin e skuadrës me vetëm dy lëvizje: Asllani për Baren dhe Seferi për Uzunin. Asnjë ndryshim tjetër e duket se skuadra e ka ritmin. Ishujt Faroe dhe bari sintetik nuk u duk një problem me raste që u konkretizuan në minutën e 19'. Nedim Bajrami, akoma ai, shënoi golin e avantazhit për Shqipërinë. E djathta e mesfushorit, në asistin e Asanit, ishte perfekte në këndin ku portieri Gestsson nuk mund të arrinte. Goli i dytë radhazi për Bajramin, pas atij kundër Moldavisë, në fitoren 2-0 në Tiranë. Kuqezinjtë patën ritëm, ide, fantazi e ndoshta mund ta kishin vrarë ndeshjen para se të komplikohej. Cikalleshi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, pasi e fitoi po vetë 11 metërshin.

[video width="928" height="504" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/cika.mp4"][/video]

Supremacia shoqërohet shpesh me neglizhencë dhe pas rastesh të shumta të humbura, me Seferin, Asanin e Cikalleshin, u ndëshkuam në fundin e pjesës së parë nga Faero. Një gabim në vendosje i portierit Berisha lejoi mesfushorin që me kokë të shënonte golin e 1-1. Ekuilibri në Torsvoellur Stadium megjithatë nuk zgjati shumë, sepse 6 minuta pas rifillimit Asllani shënoi me një magji të vërtetë, që entuziamoi teknikun Sylvinho. Ka një arsye përse Inter e zgjodhi dhe Asllani e tregoi në mbrëmjen e ftohtë të Ishujve Faroe.

[video width="928" height="504" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/ishujt.mp4"][/video]

SHUMË RASTE TË LEJUARA

Ajo që duhet të shqetësojë janë rastet e shumta të lejuara në Torsvoellur për Ishujt Faroe, shumë modestë për të rrezikuar edhe një barazim të dytë. Hysaj lejoi vetëm një mundësi, por me peshë të madhe, ndërsa shumë tolerime në kontraste që sillnin rreziqe nga krahët. Përpara funksionon dhe jo. Sepse rastet ishin po golat jo. Deri kur Muçi vendosi të merrte skenën me një galopim nga gjysëmfusha jonë: kombinimi me Uzunin dhe e majta qetësuan pankinën dhe e ngjitën Shqipërinë në 6 pikë, një pas Cekisë kryesuese. Polonia rrëzohet në Moldavi e mundur 3-2 me përmbysje dhe Lewandowski e sheh veten 3 pikë pas kuqezinjve, të arritur nga Moldavia.

[video width="720" height="404" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/asllani-gol.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI