Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Muçi gol autori në debutim, Seferin e pengoi fusha, Asllani e kërkoi 4 herë magjinë: flasin protagonistët

Lapsi.al 20 June 2023
Muçi gol autori në debutim, Seferin e pengoi fusha, Asllani e

Shqipëria doli me fitore 1-3 nga transferta në Ishujt Faroe. Bajrami, Asllani e Muçi vendosën ndeshjen, duke entuziazmuar teknikun Sylvinho. Fitorja e dytë radhazi për kuqezinjtë, që tani e shohin veten në vendin e dytë, një pikë larg vendit të parë të Çekisë. Në pas-ndeshjen në Torsvoellur Stadium kanë folur protagonistët e suksesit kuqezi.

SEFERI: FUSHA MË PENGOI PËR SHËNJESTRËN

“Jam i kënaqur, qëllimi ishte të fitonim këto dy ndeshje dhe kjo më bën të lumtur. Jam i kënaqur për veten, por mund të bëja edhe më mirë.

Fusha më pengoi për shënjestrën" Taulant Seferi, sulmuesi i Vorskla Poltava, ankohet për mundësitë e humbura. Ish-lojtari i Tiranës në fakt bëri një ndeshje të mirë, por mundësitë e patura i shpenzoi duke goditur lart. Faji i fushës, si thotë ai: "Shpresoj të shënoj në të ardhmen për Kombëtaren. Humbëm shumë raste, duhej ta mbyllnim më shpejt, por ne ja arritëm qëllimit të fitonim. Është gjë e mirë fitorja e Moldavisë, na ngelet që në shtator të kthehemi edhe më të fortë”.

MUÇI: JAM SHUMË I LUMTUR

“Jam shumë i lumtur që shënova. Ishin 3 pikë shumë të rëndësishëm për ne. Jam shumë i lumtur që trajneri më aktivizoi dhe arrita të shënoj". Ernest Muçi i gëzohet golit të parë me kombëtaren, e çfarë goli. Inkursion vertikal, kombinim me Uzunin dhe një e majtë e saktë në këndin e largët. Gjithcka bukur e mendja shkon në shtator: "Mbas 4 ditësh do të rikthehem me klubin e Legias. Mes Polonisë dhe Shqipërisë është lufta, shpresoj që t’i mundim në shtator - tha Muçi -. Ndihem shumë mirë , trajneri na bën që të ëndërrojmë akoma më shumë për tu futur në Europian. Sa herë që do të futem, do të jap më të mirën për të ndihmuar kombëtaren”, e mbylli Muçi.

BAJRAMI: DUA NJË PIKË OSE NJË FITORE ME ÇEKINË

“Jam shumë i lumtur që dhe sot shënova. Nuk u dorëzuam dhe fituam këtë ndeshje. Nuk është e lehtë të luash këtu. Këta janë një skuadër shumë fizike. Në pjesën e dytë krijuam shumë raste dhe në fund morëm tre pikët". Nedim Bajrami shënoi golin e dytë radhazi me kombëtaren. Mesfushori i Sassuolo shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen me një diagonale të saktë. Sidoqoftë, vëmendja e mesfushorit shkon te mundësitë e lejuara: "E kemi analizuar gjithë ndeshjen. E dinim që s’do të ishte ndeshje e lehtë. E rëndësishme është që morëm tre pikët - tha Bajrami -. E dimë që nuk ka ndeshje të lehtë. Kur të kthehemi të gjithë bashkë të japim maksimumin dhe të marrim një pikë ose një fitore me Çekinë”.

ASLLANI: E KISHA NDARË MENDJEN QË DO GODISJA

“Shpresoja që topi të vinte! E kisha ndarë mendjen që do e gjuaja në portë. Një lojtar e ka ëndërr që kur lind, që kur fillon futbollin. Të gjithë e dinë, që unë kam qejf të godas nga larg, shkoi 3 herë keq, më pas erdhi fati dhe shënova”. Kristjan Asllani shënoi një gol fantastik dhe fatin e kërkoi deri sa e arriti. Mesfushori i Inter e ka të qartë se përpara janë sfida të rëndësishme: "Moldavia fitoi me Poloninë, asnjë ndeshje nuk është e thjeshtë. Gjynah që nuk fituam finalen e Champions-it, por do të kemi shans tjetër. Unë jam zemrën në fushë. Kam gjithmonë dëshirë të luaj. Po mësoj shumë te Interit nga lojtarët që kam përpara. Kam luajtur pak, por kam mësuar shumë gjëra. Falenderoj trajnerin Silvinjo, që më dha shansin të luaja sot".

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI