Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Manchester United, 40 milionë për Onana: Inter bllokon Vicario

Lapsi.al 21 June 2023
Manchester United, 40 milionë për Onana: Inter bllokon Vicario

Premier League është e ardhmja e André Onana dhe Inter, në përgjithësi, mund ta pranojë këtë gjë. Manchester United, falë Ten Hag, i cili e ka konsideruar gjithmonë si të preferuarin e tij, ka shënjestuar portierin kamerunas. Red Devils janë gati të vendosin në tavolinë një ofertë prej 40 milionë euro. Për momentin, Inter nuk tërhiqet nga kërkesa e po pret që United të rrisë shifrën në 50. Në atë rast, shifra do të konsiderohet në lartësinë e lojtarit nga Marotta, që ndërkohë ka bllokuar Vicario.

Që diçka po lëviz, në fakt është shpjeguar nga presidenti i Empoli, Fabrizio Corsi. I intervistuar nga Lady Radio, ai tha se kishte folur me një klub të madh: "Më thanë se ata mund ta shesin portierin e tyre jashtë vendit dhe interesohen për tonat”. E kotë të thuhet se e ka për Inter, që prej disa javësh po mendon të shesë Onana, për të arkëtuar. Më mirë akoma: Onana në Angli, Brozovic në Arabinë Saudite, pastaj nisin blerjet duke filluar nga zgjidhja e çështjes Lukaku.

Lexo më tej: United i vë 'pengesën' Chelsea: ten Hag telefonon André Onana për tu transferuar në Old Trafford

VALZER PORTIERËSH

Duke qendruar te portieri zikaltër, United po pret fundin e muajit kur do të skadojë kontrata e De Gea. Me spanjollin negociatat për një rinovim të mundshëm janë prishur prej kohësh dhe e ardhmja e tij janë sauditët. Vetëm më pas do të nisë sulmi i United për Onana. Kamerunasi do të ishte i lumtur të gjente sërish mikun e tij Ten Hag. Inter do të ishte i lumtur të mblidhte para dhe Vicario gjithashtu të bënte hapin e pritur në kualitet. Praktikisht nuk mungon asgjë, përvec dhjetë milionë. Gjithsesi ky është një problem që mund të zgjidhet shpejt. Me pak fjalë, pothuajse gjithçka është vendosur, ajo që mbetet është të presim.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI