UEFA i vendos një ndalesë shkëmbimeve të lojtarëve me vlera të rregulluara për të balancuar buxhetet. Me fjalë të tjera, do të jetë e pamundur të shihen shkëmbime të tjera të stilit Pjanic-Arthur me një vlerësim 72 dhe 60 milionë. Nëse dikush tenton ta bëjë do ta ketë të pamundur të fusë transaksionin në bilanc. Ky është lajmi i madh që do të jetë në fokus të komitetit ekzekutiv të 28 qershorit, i kryesuar nga zv/presidenti Gravina.
Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja prestigjioze franceze l'Equipe. Gazeta megjithatë saktëson se metoda që UEFA synon të miratojë për të përcaktuar se cili çmim i korrespondon vlerës së një lojtari nuk është ende e qartë. Duhet të krijohet një grup pune i dedikuar për këtë detyrë. Sepse duhen marrë parasysh edhe dallimet midis markatove të ndryshme kombëtare në Europë.
Lexo më tej:Big Luciano i del në mbrojtje Juventus: “Plusvalencat janë të lejuara”
Njësia matëse duhet të hyjë në fuqi në këtë dritare merkato. Priten, gjithashtu, kufizime të tjera për fair play financiar me qëllim parandalimin e anashkalimit të saj. E kjo është një cështje për të cilin UEFA nuk ishte angazhuar kurrë deri tani. Një lëvizje e tillë do të ndalojë situata të ngjashme me atë që po kalon Juventus këtë sezon.