Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

De Laurentiis i vendos çmimin Osimhen: Napoli gati ta shesë për 150 milionë euro

Lapsi.al 21 June 2023
De Laurentiis i vendos çmimin Osimhen: Napoli gati ta shesë për

Nga konferenca e gjatë e prezantimit të Rudi Garcias, mbetën në mend dy gjëra. E para, që Napoli nuk do të donte të shiste Victor Osimhen. E dyta, që të gjithë e kanë një çmim. Ai i golashënuesit më të mirë në Serie A, natyrisht që është shumë i lartë. E, me sa duket, Aurelio de Laurentiis ka vendosur ta shesë për 150 milionë euro. Më saktësisht, diku mes 120 dhe 150 milionëve. Nën këtë shifër, napolitanët as nuk ulen rreth një tavoline për të folur për Osimhen. Çështja është se kjo shumë parash nuk i trembin ata që tashmë i kanë vënë syrin nigerianit. Nga Bayern Munich te PSG, duke kaluar nga Chelsea dhe Manchester United, askush nuk i ka prblem paratë. Katër fantastikët e parave presin lëvizjen e parë nga Roberto Calenda, menaxheri i lojtarit dhe nga De Laurentiis, pronari i kartonit të tij.

Të dy do të takohen shumë shpejt pasi, siç tha numri një i Napolit, javët e fundit ka pasur bisedime me Osimhen për rinovimin e mundshëm. Një pjesë e madhe e diskutimit vërtitet pikërisht rreth kësaj. Nëse kampionët e Italisë e vlerësojnë lojtarin të paktën 120 milionë, paga e re do të duhet të jetë në përputhje. Pra, nga 4.5 milionë neto në vit, kontrata duhet të rritet në 6. Vetëm se këtë shifër De Laurentiis në përgjithësi as nuk dëshiron ta dëgjojë. Por që me dekretin e rritjes do t'i kushtonte Napolit 8 milionë bruto. Jo pak, por as e pamundur për t'u përballuar.

Lexo më tej:“Nga rrugët e Nigerisë në librat e historisë”: mesazhi i Didier Drogba emocionon Osimhen

KUSH DO TA ZËVENDËSOJË?

Çështja mbetet gjithmonë ajo "vetëm nëse", që shoqëroi fjalët e AdL në konferencë. Vetëm nëse vjen një ofertë e çmendur. E çmendur për Italinë, por me sa duket jo për klubet e mëdha evropiane. Rreziku, nëse mund të përkufizohet si i tillë duke pasur parasysh arkëtimin e lartë, është që Osimhen të largohet vërtet në fund nga Napoli. Nëse nigeriani nuk luan asnjë ndeshje me titullin të qepur në fanellë, në vend të tij do të vijë David nga Lille. Ai është objektivi numër një dhe kushton deri tani rreth gjashtëdhjetë milionë. Pothuaj gjysma e asaj që të kaltrit do të përfitonin nga shitja e Osimhen. Me pak fjalë, sakrifica nuk do të ishte aq e dhimbshme...

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI