Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Brozovic largohet nga Inter, Inzaghi ndryshon mesfushën: ja çfarë do të thotë për Kristjan Asllanin

Lapsi.al 21 June 2023
Brozovic largohet nga Inter, Inzaghi ndryshon mesfushën: ja

Frattesi nuk është trashëgimtari i Brozovic. Të pakën, kjo është e vërtetë, edhe pse mesfushori i Sassuolo mund të shkojë te Inter vetëm falë largimit të kroatit. Çështje buxhetore, e aspak taktike. E megjithatë, Inter e ka pasuesin dhe ai është Kristjan Asllani, i evidentuar edhe me golin magjik me kombëtaren ndaj Ishujve Faroe. Por sado e diskutueshme dhe e destinuar për të ndarë mendimet, ka edhe një logjikë "futbollistike" pas vendimit të drejtuesve zikaltër. Nuk është asnjëherë e lehtë të heqësh dorë nga lojtari që drejton mesfushën prej vitesh. Brozovic ishte gur themeli i manovrës fillimisht për teknikun Spalletti, më pas Conte e në fund Inzaghi.

Me largimin e kroatit, Interi pret të arkëtojë të paktën 25 milionë nga Al Nassr. Njëkohësisht, duke u çliruar nga një pagë bruto prej rreth 13 milionë euro në vit, deri në vitin 2026. Financiarisht, do të thotë oksigjen për arkën e shoqërisë. E thënë kështu, klubi ka shtyrë në këtë drejtim, sepse mendon të mbulohet në atë zonë të fushës me Calhanoglu. Turku është lojtari i të tashmes së menjëhershme. Por klubi e di mirë se ka vënë bast një vit më parë për regjisorin e tyre të ardhshëm, Kristjan Asllani. Inzaghi e ka trajtuar atë me shumë kujdes gjatë vitit të fundit, por asnjëherë nuk ka pasur dyshime për cilësitë e lojtarit.

Lexo më tej:Video/ Asllani i fshin 'merimangat' Ishujve Faroe: supergol i mesfushorit, kthen kuqezinjtë në avantazh

SI NDRYSHON MESFUSHA?

Largimi i Brozovic (i cili në Arabi duhet të fitojë 15 milionë në sezon) do t'i lejojë klubit të bëjë një marrëveshje për Frattesi. Mesfushori vlerësohet nga Sassuolo rreth 35 milionë, plus huazimin e Mulattieri. Akordi është arritur prej disa kohësh, por për miratimin e Zhang, së pari duhet një largim. Në mendimet e teknikut Inzaghi, mesfusha e ardhshme e zikaltërve do të përbëhet nga Barella, Calhanoglu dhe Frattesi. Që do të thotë një regjisor me aftësi kontrastuese dhe dy mesfushorë që depërtojnë me shpejtësi. Kristjan Asllani dhe Mkhitaryan do të jenë bashkë-titullarë. Numerikisht mbetet vendi i lënë bosh nga lamtumira e Gagliardini. Por mund të zgjidhet opsioni i brendshëm: rikthimi i Fabbian pas një viti huazim te Reggina.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI