Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

“Prisni skuadër për vendin e pestë ose gjashtë”: Moggi numëron gabimet e Juventus dhe sponsorizon Taren

Lapsi.al 21 June 2023
“Prisni skuadër për vendin e pestë ose gjashtë”:

Në një intervistë të gjatë dhënë për kanalin S x 2 në YouTube, Luciano Moggi foli për Juventusin e ardhshëm. Ish-drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve nuk është si i ka dhënë shumë shpresa tifozëve të Zonjës së Vjetër. Sipas Big Luciano, klubi po bën një sërë zgjedhjesh të gabuara që do të komprometojnë sezonet në vijim. E sigurisht duke filluar nga ai i radhës.

Luciano Moggi ka dashur t'u thotë të gjithë tifozëve të Juventus që të mos krijojnë shumë pritshmëri për sezonin e ardhshëm: “Tani duhet të kënaqemi me atë që Juve jep. Tifozët duhet të presin një ekip modest, me shpresë për vendin e pestë ose të gjashtë. Në fakt, jo të gjithë drejtuesit janë në lartësinë e duhur. Ka nga ata që janë mësuar t'i përgjigjen pronarëve dhe t'i pyesin para se të mbajnë një fjalim. Pastaj ka nga ata si unë që përpiqeshin për interesat e shoqërisë”.

Lexo më tej: Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Juventus: sponsori i shqiptarit është Luciano Moggi

JUVENTUS DUHET TË ZGJEDHË TAREN

Moggi më pas u përqendrua në cështjen e drejtorit sportiv: “Pritja kaq gjatë për Giuntoli, i cili është mësuar të thotë 'po zotëri' e nuk lëviz fijen pa De Laurentiis dhe me një skautizëm të jashtëzakonshëm me Micheli që gjen lojtarët, më duket absurde. Unë Luciano Moggi do të kisha menduar ndryshe: Tare. Kushdo që vjen te Juventus duhet të dijë të jetë vendimmarrës, të njohë mirë librat e kontabilitetit. E të marrë vendime që shkojnë përtej pronësisë. Juventus është një kompani e bukur, e ndërlikuar, ndoshta më e mira në futbollin italian. E nëse menaxhohet mirë, mund të japë kënaqësi të mëdha”.

Igli Tare, në fakt, tani është i lirë pas zgjidhje së kontratës me Lazion. Me klubin bardhekaltër, drejtori sportiv shqiptar pati një bashkëpunim të gjatë. Kontradiktat me presidentin Lotito, pas ardhjes së Sarri ishin vendimtare.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI