Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Tetë sezone e 150 gola: Dzeko largohet nga Italia për fanellën e Fenerbahce

Lapsi.al 22 June 2023
Tetë sezone e 150 gola: Dzeko largohet nga Italia për fanellën e

Edin Dzeko i thotë lamtumirë Italisë, Serisë A dhe Inter teksa përgatitet për aventurën e re në Turqi. Kalimi te Fenerbahce është një punë e përfunduar. Sulmuesi boshnjak ka arritur marrëveshje me klubin e Stambollit, duke nënshkruar pas ekzaminimeve mjekësore. Vetë Fenerbahce bëri të ditur ardhjen e tashmë ish-lojtarit të zikaltërve: "Sulmuesi me famë botërore Edin Dzeko do të vijë në Stamboll për të kaluar testet mjekësore dhe për të përfunduar negociatat e transferimit. Më pas do të prezantohet para publikut tonë".

Dzeko, i cili mbushi 37 vjeç më 17 mars, largohet nga Italia pas gjashtë sezonesh te Roma dhe dy te Inter. 260 paraqitje me fanellën e verdhekuqve dhe 119 gola, 101 ndeshje dhe 31 gola për zikaltrit. Në Milano Dzeko fitoi 4 trofe, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa.

Lexo më tej: Video/ "Qepe gojën e kthehu në portë": sherr mes Dzeko e Onana, ndërhyn Calhanoglu

Qendërsulmues, mesfushor ofensiv, playmaker i avancuar: Edin ishte i aftë të bënte gjithçka, teknikisht mbi mesataren, taktikisht me inteligjencë të rrallë. Nuhatja e golit, vizioni i lojës, eksperienca, fiziku: një lojtar i shkëlqyer që tani ka zgjedhur kampionatin turk për t'i dhënë fund karrierës së tij. Boshnjaku megjithatë tani për tani është një sulmues që është ende i aftë për gjëra të mëdha dhe larg daljes në pension.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI