Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Lajmi i bujshëm nga Spanja: Mbappe do të prezantohet te Real Madrid në 23 korrik

Lapsi.al 22 June 2023
Lajmi i bujshëm nga Spanja: Mbappe do të prezantohet te Real Madrid

Gjithçka ka përfunduar, aq sa po mendohet për prezantimin madhështor. Ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën me kampionë të kalibrit të Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema. Sipas El Chiringuito TV, Kylian Mbappe pritet së shpejti të bëhet lojtar i Real Madrid. Në të vërtetë, përsëri sipas transmetimit spanjoll, dita në të cilën ai do të prezantohet për të gjithë botën si një lojtar i ri i Blancos, është zgjedhur: 23 korrik.

Prej javësh flitet për një lamtumirë të mundshme të fenomenit francez. E emri i Real Madrid është lidhur me të prej disa sezonesh tashmë. Mbappe ishte shumë pranë merengues një vit më parë, kur u gjend në një udhëkryq: të rinovonte me PSG ose të fluturonte për në Spanjë. Kampioni i botës 2018 kishte zgjedhur parisienët, i bindur nga milionat e Al Khelaifi. Por vetëm 13 muaj më vonë, ai duket të ketë ndryshuar tashmë mendje.

Lexo më tej: Mbappe shpjegon motivin për mos rinovimin: shigjetimi cinik ndaj PSG

Kylian ka një opsion për rinovimin, por nuk dëshiron ta ushtrojë

Rinovimi i nënshkruar në maj 2022 nënkuptonte një zgjatje deri në vitin 2024 me një opsion, në duart e lojtarit, edhe për një vit. Por asi francez nuk duket i gatshëm ta ushtrojë atë. E pikërisht atëherë shitja e tij bëhet sërish një temë në modë dhe gjithnjë e më e mundshme. “Një ditë Kylian do të luajë për Real Madrid”, ishin fjalët e bashkatdhetarit të tij Karim Benzema. Një tjetër eliminim i hershëm nga Champions – në çerekfinale kundër Bayern Munich – mund ta ketë përshpejtuar procesin. E tani lojtari me vlerësimin më të lartë të merkatos në botë, ka ndërmend ta pranojë sfidën.

A ka ardhur koha për transferimin e shumëpritur të Mbappe te Real Madrid? Nëse dikush ka dyshime, për të gjetur përgjigjen, duhet të rrethojë datën 23 korrik në kalendar.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI