Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Sylvinho ndan meritat dhe bëhet gati për shtatorin: "Ecim përpara, forca Shqipëria"

Lapsi.al 23 June 2023
Sylvinho ndan meritat dhe bëhet gati për shtatorin: "Ecim

Tekniku i kombëtares Sylvinho ka mbyllur punën përpara pushimeve, me dy fitore dhe shpresa të ringjallura për kualifikimin. Tekniku brazilian ka parë një skuadër që i përgjigjet, lojtarë që kanë shumë për të dhënë, pavarësisht gjërave për tu rregulluar. Sidoqoftë loja e treguar në të tre ndeshjet me 48 vjeçarin në pankinë ka qenë pozitive dhe është pëlqyer nga tifozët.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Sylvinho ka dashur t'i japë meritat të gjithëve, pa bërë protagonistin. "Unë jam i bindur se e gjitha kjo ishte rezultat i punës në grup: lojtarë, staf teknik, punonjës dhe drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit. Edhe fansat, të cilët na inkurajuan shumë në fushën tonë. Ata na dhanë një energji të mirë për ndeshjen e dytë", shkruan braziliani.

Premisat për të ardhmen kanë marrë rritje të konsiderueshme në sytë e brazilianit, duke gjykuar mbi fjalët që thotë: "Ky grumbullim na ndihmoi për të njohur grupin e lojtarëve më në detaje. E të ushqenim akoma më shumë lidhjen tonë të mrekullueshme. Rezultati ishte dy fitore, me numra të rëndësishëm". Tani, Sylvinho mund të pushojë, ashtu si vetë zbuloi, në Barcelonë me familjen. Në shtator e presin ndeshje shumë të rëndësishme dhe braziliani kërkon të jetë gati.

Lexo më tej: " me pushime në Barcelonë": Sylvinho i kujton të gjithëve sa kishte Shqipëria pa arritur dy fitore radhazi

POSTIMI I SYLVINHO

Këto kanë qënë ditë intensive dhe shumë produktive pune e përgatitjeje për dy ndeshjet.

Ky grumbullim na ndihmoi për të njohur grupin e lojtarëve më në detaje. E të ushqenim akoma më shumë lidhjen tonë të mrekullueshme.

Rezultati ishte dy fitore, me numra të rëndësishëm.

Unë jam i bindur se e gjitha kjo ishte rezultat i punës në grup: lojtarë, staf teknik, punonjës dhe drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit. Si dhe fansat, të cilët na inkurajuan shumë në fushën tonë dhe na dhanë një energji të mirë për ndeshjen e dytë.

Ecim përpara. Forca Shqipëri ??

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI