Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Juventus-Uefa nisin të flasin, zbulohet pakti për paqen: duhet të heqë dorë nga Conference League

Lapsi.al 23 June 2023
Juventus-Uefa nisin të flasin, zbulohet pakti për paqen: duhet të

Shenjat e shkrirjes mes Juventus dhe UEFA-s janë dhënë. Pas hapit prapa nga Super League, bardhezinjtë dhe organizmi më i lartë i futbollit evropian janë rikthyer të ulen në tavolinë për të diskutuar. Sipas Tuttosport, një delegacion i avokatëve dhe drejtuesve të Juventus është takuar me disa përfaqësues të UEFA-s. Një përpjekje për një marrëveshje mbi dosjen në lidhje me shkeljen e supozuar të settlement agreement të nënshkruar në shtator 2022. Një takim eksplorues dhe pozitiv me sa duket. Hipoteza në prapaskenë është lënia pas e gjithçkaje, në këmbim të heqjes dorë nga Conference League. Juventus u kualifikua aty pas penalizimit me dhjetë pikë për hetimin e fitimeve kapitale.

DETAJET E RASTËSISHME OSE JO...

Për momentin janë ende thashetheme dhe nuk ka asgjë zyrtare, por dje UEFA zbuloi një gjysmë të dhënë që duket se i mban gjallë. Në fakt, Juventus nuk u përfshi në listën e klubeve që do të marrin pjesë në Conference 2023/2024. Thjesht një gabim njerëzor (siç u sqarua më vonë nga UEFA), apo një parashikim se çfarë do të ndodhë? Vështirë të thuhet për momentin, por më shumë do të dihet së shpejti.

Pas lamtumirës së Andrea Agnelli dhe vendimit të klubit për të nisur procesin burokratik për largimin nga Super League, Juventusi duket se ka marrë rrugën e dialogut për zgjidhjen e kontradiktave me UEFA-n. Një përplasje që në Vinovo, drejtuesit e rinj, zgjodhën ta shmangnin, duke preferuar të ulen rreth një tavoline. Një qëndrim i matur dhe largpamës në përpjekje për të mbyllur çështjen e settlement agreement me një "pakt".

Lexo më tej: Gabim apo e dhënë, Juventus nuk shfaqet në listën e Conference League: UEFA e korigjon më vonë

PASOJAT

Në fund të fundit, heqja dorë nga Conference League mund të mos jetë një sakrificë e madhe për Juventus. Të mësuar me skena më të rëndësishme, bardhezinjtë mund të përfitonin gjithashtu një "përparësi" nga mospjesëmarrja në turneun e tretë të UEFA-s. Do të evitoheshin ndeshjet e të enjteve duke përqendruar forcën në kampionat dhe Kupën e Italisë, me synim zonën Champions League. Një projekt i arsyeshëm, duke parë rrezikun e transmetuar pak kohë më parë që Juventus të përjashtohej për tre vjet nga kupat e Europës.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI