Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Djali i ikonës së Milan zgjedh Juventus: akord me Lille për Weah

Lapsi.al 23 June 2023
Djali i ikonës së Milan zgjedh Juventus: akord me Lille për Weah

Juventus është një hap larg mbylljes së marrëveshjes për Timothy Weah, djali i ish-lojtarit të madh të AC Milan, George. Sulmuesi, i aftë të luajë edhe në krah, është tifoz i Juventus, pavarësisht se George me Milan arriti gjithcka. 23-vjeçari amerikan, me origjinë liberiane, do të jetë goditja e parë e verës së Juventus. Kontaktet me stafin e lojtarit dhe me Lille që zotëron kartonin e tij janë në një fazë të avancuar. Rreth 12 milionë euro duhet të shkojnë për klubin francez, duke përfshirë bonuset me disa detaje për tu sistemuar. Weah jr, shkon në skadencë në vitin 2024, do të firmosë një kontratë pesëvjeçare dhe në fakt do të zërë vendin e Cuadrado. Ardhja e tij, megjithatë, nuk i mbyll dyert ish-Atalantino Timothy Castagne, për të cilin është duke u negociuar një marrëveshje huazimi me Leicester.

Ndërkohë, megjithatë, Juventus po përballet me transferimet e mundshme të një prej emrave të tij të mëdhenj. Nëse për Vlahovic zërat duket se janë qetësuar pak, në këto orë është rikthyer në modë emri i Federico Chiesa. Italiani preferohet nga Liverpool. Jurgen Klopp e dëshiron në skuadër, për tu rikthyer protagonist në kampionat e Champions League. Tashmë janë vendosur kontaktet e para me menaxherin shqiptar Fali Ramadani për t'i garantuar një rrogë që për momentin në Torino nuk mund t'ia japin.

Lexo më tej:Weah nuk njeh moshë, presidenti kthehet në fushë 52 vjec

Për Chiesa interesohen edhe klube të tjera të Premier League me Newcastle dhe West Ham. Lojtari nuk i pëlqen për destinacionin e tij të ardhshëm. Sigurisht që largimi i tij do të një thesar të vogël në arkën e Juventus duke qenë se bëhet fjalë për rreth 50-60 milionë euro. Sigurisht, kaq janë më pak nga sa mund të siguronte shitja e Vlahovic. PSG dhe Bayern Munich presin.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI