Flash

Video/ Bukayo Saka dorëzohet para Asllanit: UEFA i jep vlerën golit që shembi Ishujt Faroe

Lapsi.al 23 June 2023
Video/ Bukayo Saka dorëzohet para Asllanit: UEFA i jep vlerën golit
Kristjan Asllanit i është dashur të presë disa ditë, por në fund është bashkuar me Jasir Asanin në kënaqësinë e shënimit të golave më të bukur të raundit. Mbrëmjet europiane të qershorit kanë evidentuar mbi të gjithë dy shqiptarët, që magjepsën UEFA-n për nga mënyra e realizimit. Kështu, edhe Asllani ka marrë vlerësimin për golin më të bukur, duke mundur anglezin Bukayo Saka. Përvec rëndësisë në kthimin e avantazhit për Shqipërinë në transfertën me Ishujt Faroe në një moment crucial të takimit, ai i 1-2 i realizuar nga mesfushori i Inter është i një bukurie absolute. E majta e kalibruar nën kryqëzimin e shtyllave, përfundoi në rrjetë pasi u përplas në pjesën e brendshme të traversës. Goli i Asllanit u evidentua mbi golin e Bukayo Saka në goleadën 7-0 të Anglisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Nuk ishte mjaftueshëm për të kaluar mesfushorin e Inter edhe perla e Arda Guler, që mbylli 2-0 e Turqisë ndaj Uellsit. Në fund, doli 'kokëulur' edhe Roland Sallai, që shënoi finalin 2-0, me të cilën Hungaria likuidoi Lituaninë.

MË I BUKURI, EDHE GOLI I ASANIT

Kristjan Asllani ndan fronin me një tjetër kuqezi, që me golin e shënuar ndaj Moldavisë mposhti edhe Elmas e Grant-Leon Ranos. Pas votimit, UEFA e shpalli fitues sulmuesin shqiptar që zhbllokoi ndeshjen kundër moldavëve. Goli fantastik i shënuar nga 27-vjeçari, i pari i sulmuesit me fanellën kuqezi, është përjetësuar kështu edhe nga UEFA për kënaqësinë e lojtarit. Dy goditje me të majtën, që ekzaltojnë aftësitë individuale të organikës kuqezi, por edhe dëshmojnë lirinë më të madhe taktike që kanë me brazilianin Sylvinho në pankinë.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI