Flash

Botërori 2030 nuk do të zhvillohet në Arabinë Saudite: emirët heqin dorë nga kandidatura

Lapsi.al 24 June 2023
Botërori 2030 nuk do të zhvillohet në Arabinë Saudite:

Arabia Saudite po tenton ajkën e futbollit botëror: Benzema, Kante, Cristiano Ronaldo. Pastaj provat për të marrë Koulibaly, Ziyech, Brozovic dhe Aubameyang apo superofertat për Messi e Max Allegri. Saudi League po transformohet në atë që ishte SHBA në vitet 1970, Japonia në vitet 1990 dhe Kina në mijëvjeçarin e ri. Një mobilizim që dukej si një mënyrë për të bindur FIFA-n për t'i dhënë Arabisë Saudite Kupën e Botës 2030.

E në vend të kësaj, sipas asaj që raporton Marca, ka një prapaktheu në këtë drejtim. Ministri i Jashtëm saudit, Faisal bin Farhan Al Saud, në orët e fundit ka kontaktuar me 'ndërmjetësit' e tij në Greqi dhe Egjipt (vendet kandidate së bashku me Arabinë Saudite për të pritur edicionin) për t'i bërë me dije se kandidatura e tyre për Botërorin 2030 nuk do të paraqitet. Në prapaskenë është forca e projektit të drejtuar nga federata spanjolle, bashkë me atë portugeze dhe marokene.

Lexo më tej: Arabia Saudite, CR7 njeriu imazh për Botërorin 2030: një biznes prej 1 miliardë euro e nga 2025 si ambasador

LËVIZJA E PAPRITUR E ARABISË SAUDITE

"Deri tani vetëm kandidatura e Amerikës së Jugut me Argjentinën, Uruguain, Kilin dhe Paraguajin është konfirmuar se paraqitet si rival i interesave të gadishullit Iberik - raporton Marca -. Në shtator 2024 do të bëhet i ditur fituesi i kësaj gare. Por projekti Spanjë-Portugali-Marok duket se ka gjithnjë e më shumë përparësi”.

E papritur po të konsiderosh faktin se Ronaldo ishte njeriu imazh dhe ambasadori për kandidaturën e Arabisë Saudite për të pritur Kupën e Botës 2030. Sauditët e kërkonin organizimin e turneut madhor së bashku me Egjiptin dhe Greqinë. Madje, portugezi kishte si pjesë të marrëveshjes me Al Nassr, edhe këtë detyrë, që do t’i sillte gjithsej një miliardë euro deri në vitin 2030. Një shifër astronomike që e bindi CR7 të ndalojë kërkimin për një klub europian.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI