Flash

Lëvizje e bujshme te Juventus, Tudor në vend të Allegri: tifozët e besojnë, por ka një detaj kundërshtues

Lapsi.al 24 June 2023
Lëvizje e bujshme te Juventus, Tudor në vend të Allegri:

Vera e Juventusit, pas sezonit më të vështirë post-Calciopoli, nisi me shumë pikëpyetje. Nga pritja e dritës jeshile nga Aurelio De Laurentiis për Cristiano Giuntoli, te fati europian për sezonin 23/24 të Conference League. Për të mos folur pastaj te e ardhmja e shumë elementëve kyç të skuadrës: Vlahovic e Chiesa, pa harruar Rabiot. Tema mbi të cilat asgjë nuk filtron nga Torino e mbetet vetëm heshtja klasike. E vetmja siguri e riafirmuar vazhdimisht nga klubi është se në pankinë do të jetë Massimiliano Allegri. Madje edhe në këtë pikë, vështirë se gjen nga ata të gatshëm për të vënë bast 100% të sigurtë, kur hija e Tudor është prezente.

Orët e fundit, AllegriOut është bërë insistues. Sepse zërat për një divorc të bujshëm dhe të afërt mes trajnerit të 11 titujve në 5 vitet e para në Torino, përpara dy viteve të fundit fatkeqe, janë këmbëngulëse. Dikush e thotë me siguri të lakmueshme, të tjerë rrezikuan edhe me datën zyrtare (e hënë 26 qershor). Kështu që tifozët që besojnë se cikli i dytë i Allegri ka mbaruar janë kthyer të shpresojnë. Sepse, është fakt. Përçarja mes një pjese numerikisht jo të parëndësishme të popullit bardhezi dhe trajnerit është evidente. “Nëse Allegri qëndron, nuk rinovojmë abonimin e stadiumit” është sinteza e mendimit të atyre që do të donin një tjetër trajner në pankinë.

KUSH DO TA PASOJË?

Cilin? Të mirëinformuarit janë të sigurt edhe për identitetin e trajnerit të ri. Igor Tudor do të marrë përsipër trashëgiminë e Max Allegri për të kthyer fituese Juven, bashkë me Giuntoli. I vlerësuar shumë nga pronarët dhe bartës i shëndetshëm i ADN-së së Juventus, trajneri kroat u largua disi çuditërisht nga Marseja. Pas një vendi të tretë të shkëlqyer justifikimi ishte "për arsye private dhe personale". Tudor aktualisht ndodhet me pushime dhe ka mohuar çdo hipotezë të një marrëveshje me Juventus. “Askush nuk më ka telefonuar nga Torino”, u ka besuar ai miqve.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI