Tirana ka ridimensionuar ekipin me të cilin mbylli kampionatin e kaluar, me një merkato të fortë. Bardheblutë i kanë vënë në dispozicion teknikut Orges Shehi, jo vetëm lojtarë të kualitetit të lartë, por edhe role të dubluara. Por në qendër të fushës lëvizjet nuk kanë përfunduar dhe pranë firmës me kryeqytetasit janë dy mesfushorë. Ish-lojtari i Italisë me U17 Alessandro Ahmetaj dhe kosovari Eris Abedini mund të vishen bardheblu.
Të surprizuar nga dështimi i rinovimit me Albano Aleksin dhe pretendimet e larta të Bathës, drejtuesit e Tiranës janë përqendruar në pista të reja. Tre për të thënë të vërtetën, sepse po monitorohet edhe situata e Fjoart Jonuzit, i lirë pas largimit nga Vllaznia. E megjithatë, goditja e fortë e 26 herë kampionëve është një tjetër. Nga Gorica mund të mbërrijë 23 vjecari Alessandro Ahmetaj. Mesfushori qendror i lindur në Itali luan aty prej dy sezonesh dhe vjen nga 28 prezenca në sezonin e fundit. Ahmetaj ka shënuar dy gola e dy assist në 1774’ minuta të luajtur me ekipin slloven në kampionatin e fundit.
Pa lidhje me operacionin e Ahmetaj, parimisht akordi është arritur edhe me kosovarin Eris Abedini, që luan me Ëinterthur. Pasi ka përfunduar kontratën me zviceranët, 24 vjecari mund të mbërrijë në Superiore. 1.90 i gjatë Abedini do të jetë një digë e vërtetë përpara mbrojtjes. I fortë në kontraste dhe i pajisur me një të djathtë të rrezikshme, Abedini do të jetë një pikë force për Shehin. Falë edhe eksperiencës së tyre, lojtarët do të kompletonin plotësisht ekpin bardheblu për sezonin e ardhshëm. Pa harruar se, nëse negociatat finalizohen me sukses, edhe Dinamo Batumi nuk do të shihej më me kaq skepticizëm.