Flash

Shqiptari Fali Ramadani nxjerr zbuluar Juventus për Chiesa: "Mohoj kërkesën e 8 milionë euro për rinovimin"

Lapsi.al 26 June 2023
Shqiptari Fali Ramadani nxjerr zbuluar Juventus për Chiesa: "Mohoj

Federico Chiesa dhe Juventus e gjejnë veten në një udhëkryq: të shkojnë përpara së bashku ose të ndahen. Në rastin e parë është e nevojshme rinovimi i kontratës që skadon në vitin 2025. E në lidhje me këtë menaxheri i lojtarit, Fali Ramadani, mohon shifrat që kanë dalë në media. Në një komunikatë, shqiptari ka sqaruar se 7 milionë në sezon plus një bonus nuk qendrojnë. “Për sa i përket thashethemeve të publikuara ditët e fundit për të ardhmen e Federico Chiesa, Fali Ramadani, menaxheri i lojtarit, mohon zërat për një kërkesë prej tetë milionë euro të bërë nga lojtari për të nënshkruar rinovimin e kontratës me Juventus FC” lexohet në komunikatën për shtyp.

Shkëndija me teknikun Allegri nuk ndezi kurrë për shkak të dëmtimeve të shumta. E fakti që Juventus nuk do të luajë në Champions League vitin e ardhshëm do të ishte sikur të humbiste një vit tjetër në momentin vendimtar të karrierës së tij. Të dyja palët po diskutojnë se çfarë të bëjnë. Por ndërkohë Juventus ka vendosur çmimin. Do të paguhen 40 milionë për blerjen përfundimtare, pas 10 të parave në huazim dhe me 10 të tjera në bonuse të mundshme. Chiesa nuk do të largohet për një shumë inferior ndaj 60 milionë euro.

Juventusi ka nevojë të shesë për të t’i bërë llogaritë të dalin, pas një sezoni vërtet të komplikuar. Chiesa së bashku me Vlahovic janë dy xhevahiret më vezulluese të vitrinës së Juventus. Në Premier League, Liverpool dhe Neëcastle nuk e kanë fshehur pëlqimin për lojtarin. Reds kanë statusin e tyre, Magpies mund t'i ofrojnë Champions League. Vera sapo ka filluar, Chiesa po kalon pushimet për të rifilluar në mënyrën më të mirë. Ku dhe me kë, do ta dimë vetëm në javët në vijim.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI