Flash

E pabesueshme, trajneri i Nigerisë do të vendoset me votim telefonik të banorëve

Lapsi.al 26 June 2023
E pabesueshme, trajneri i Nigerisë do të vendoset me votim telefonik

Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur në orët e fundit brenda federatës së futbollit nigerian. Trajneri aktual José Peseiro, pavarësisht kualifikimit për Kupën e ardhshme Afrikane të Osimhen dhe shokëve të tij, është në dyshim. Ajo që është e paprecedentë është tjetër gjë. E ardhmja e tij në pankinën e kombëtares së Nigerisë do të vendoset përmes një sondazhi telefonik.

Megjithëse ai udhëhoqi Nigerinë në Kupën e Afrikës, të planifikuar në Bregun e Fildishtë nga 13 janari deri më 11 shkurt 2024, portugezi José Peseiro, trajneri aktual i Super Shqiponjave (kontrata skadon më 30 qershor), mund të zëvendësohet për shkak të një rendimenti të shënuar nga shumë ulje-ngritje dhe pak vazhdimësi.

Ndaj, për momentin nuk dihet se kush do të jetë trajneri i Nigerisë, e tërhequr në fushë nga Victor Osimhen, në funksion të Kupës së Afrikës. “Ne kemi vendosur që qytetarët të votojnë me telefon për të dëgjuar mendimet e tyre – tha Ibrahim Gusau, president i Federatës Nigeriane të Futbollit, në një program radio –. Është e drejtë që njerëzit të vendosin nëse Peseiro do të jetë ende trajner ose duhet të zëvendësohet”.

Lexo më tej: “Nga rrugët e Nigerisë në librat e historisë”: mesazhi i Didier Drogba emocionon Osimhen

Nëse shumica do të zgjidhte ndryshimin e pankinës, do të bëhej një anketë e mëtejshme për zgjedhjen e trajnerit të ri. E, në këtë drejtim, po merr drejtim hipoteza për mundësinë e zgjedhjes së një trajneri nigerian.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI