Flash

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Botërori për klube 2025: Inter drejt kualifikimit, shpresojnë Juventus, Milan e Napoli

Lapsi.al 27 June 2023
Botërori për klube 2025: Inter drejt kualifikimit, shpresojnë

Puna e FIFA-s në funksion të Kupës së Botës për Klube 2025 vazhdon me intensitet. Një projekt i dëshiruar fort nga Presidenti Infantino për një turne ku do të përballen 32 ekipe. Kualifikimi për në Evropë do të përfshijë 12 ekipe, tre prej të cilave tani janë të sigurta dhe nëntë ende për t'u vendosur. Në fakt, fituesit e Champions 2021, 2022, 2023 dhe 2024 (Chelsea, Real Madrid dhe Manchester City të sigurt për vendin) do të shkojnë në Kupën e Botës. Plus 8 ekipe me renditjen më të mirë të UEFA-s në të njëjtin periudhë katërvjeçare. E italianët shpresojnë në këtë rrugë "të fundit" kualifikuese, me Inter tashmë një këmbë e gjysmë brenda. Ndërsa Juventus, Milan dhe Napoli do të garonin për një tjetër vend.

Botërori për Klube 2025 është në fazë përcaktimi, nga pikëpamja organizative dhe pjesëmarrëse. Tre në Evropë tashmë e dinë se duhet të përballen me kompeticionin. Megjithatë, për nëntë të tjerët, do të jetë një luftë në Champions League e këtij viti. Turneu, mes fituesit dhe rezultateve pozitive, mund t'i lejojë pretendentët të kualifikohen.

Kushdo që fiton, siç u përmend, shkon me të drejtë në Botërorin e klubeve. Ndërsa rezultatet e marra do të ndikojnë mbi renditjen e UEFA-s e marrë në konsideratë për periudhën katërvjeçare. E më pas, nga ky këndvështrim, pothuajse të sigurt për kualifikimin janë Bayern Munich (ka 84 pikë në renditje) dhe Paris Saint-Germain me 66 pikë. Me 60 pikë, Inter është favoriti kryesor. Për të dështuar, zikaltrit duhet të gabojnë gjithçka në Champions League në sezonin 2023/24. Në fakt, Inter mjafton vetëm të kualifikohet në 1/8 për të siguruar vendin e tyre, i cili mund të mos jetë i vetmi për Italinë.

ITALIA DREJT DY TË KUALIFIKUARAVE

Renditja aktuale e UEFA-s e sheh Inter të ndjekur nga Benfica (49), Juventus (47), Porto (45), Borussia Dortmund (44) dhe Barcelona (42) të cilët do të mbyllnin efektivisht tetë të kualifikuarit. Por duke qenë një renditje në zhvillim e sipër, mund të shpresojnë edhe Milan dhe Napoli, përkatësisht me 35 dhe 29 pikë. Ata me Champions mund të bëjnë hapa të rëndësishëm përpara. Madje mund të hyjnë si një nga katër fituesit e turneut apo të ngjiten një vend nëse një nga ekipet e pararenditura do të fitonte Kupën. Mes skuadrave italiane (çdo kampionat mund të nxjerrë maksimumi 2 skuadra), e vetmja që rrezikon realisht është Juventus. Bardhezinjtë po shkojnë drejt marrëveshjes me UEFA-n për përjashtimin për një vit nga kupat e Europës.

Lexo më tej: Botërori i parë për Klube me 32 skuadra, do të luhet në SHBA: 12 ekipe të kualifikuar për edicionin e parë

VLERA E BOTËRORIT

E të humbasësh kualifikimin për Botërorin e klubeve 2025 është një zgjedhje vërtet e keqe. Veçanërisht nga pikëpamja ekonomike. Sepse shpërblimi prej 2.5 miliardë do të shpërndahet midis 32 pjesëmarrësve, Janë 12 nga Europa, 4 Azia, 4 Afrika, 5 CONCACAF, një prej të cilëve është amerikan si vend pritës, 6 CONMEBOL, 1 OFC). Fituesi mund të mbledhë deri në 100 milionë euro. Bëhet fjalë për të njëjtat të ardhura që mund të bënte me fitoren e Champions League. Vetëm se e gjitha në vetëm një muaj garë.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI