Ten Hag, trajneri i Manchester United, insiston për të bindur klubin që të vërë bast me vendosmëri për Andrè Onana. Holandezi e njeh mirë portierin kamerunas, të cilin e ka stërvitur në kohën e Ajax. Tekniku i Red Devils është i bindur se portieri mund të jetë një njeri vendimtar në rimëkëmbjen e Manchester United në rivalitet me kushërinjtë e Manchester City, të freskët nga të Tripleta e fituar.
Vullneti është që United të provojë të mbyllë negociatat me Inter në kohë të përshpejtuara, brenda fundit të qershorit. “Dosja” e Onana është në duart e Piero Ausilio, i cili, sipas Gazzetta dello Sport, ndodhet në Ibiza. Pikërisht aty ai është takuar me David Harrison, drejtor i operacioneve të futbollit të Manchester United ditët e fundit. Pozicioni i klubit zikaltër është i qartë. Për të shitur portierin, kërkesa është 60 milionë mes pjesës fikse dhe bonusit.
Lexo më tej: United i vë 'pengesën' Chelsea: ten Hag telefonon André Onana për tu transferuar në Old Trafford
E të mendosh që është e gjitha fitim kapital. Onana mbërriti në Milano me parametër zero vetëm një vit më parë. E anglezët, të nxitur nga Ten Hag, duken të gatshëm për të kënaqur kërkesat e zikaltërve.