Flash

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarkoko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Kovacic prezantohet te Manchester City, Inter fërkon 'duart': ja sa arkëtojnë zikaltrit

Lapsi.al 28 June 2023
Kovacic prezantohet te Manchester City, Inter fërkon 'duart': ja
Kalimi i Mateo Kovacic nga Chelsea te Manchester City është zyrtarizuar tashmë. Një shitje që bën të lumtur klubin që e bleu, Blues që e shitën, por gjithashtu edhe Inter. Zikaltrit arkëtojnë përsëri nga ish-lojtari i tyre. Pas pesë viteve të kaluara në Londër, te Chelsea, Mateo Kovacic transferohet në Mançester, te City dhe i bën të gjithë të lumtur. Kroati mbërrin nën urdhërat e teknikut Guardiola si pasuesi i Ilkay Gundogan, i cili u transferua te Barcelona. Citizens e blenë atë për rreth 30 milionë euro plus bonuse, duke përfituar nga nevoja e Chelsea për të shitur.

ARKËTON EDHE INTER

Por jo të gjithë 30 milionët do të mbeten në arkat e Blues. Në fakt, bazuar në kontributin e solidaritetit, Chelsea duhet të ndajë shumën me klubet për të cilat kroati ka luajtur nga mosha 12 deri në 23 vjeç. Kështu edhe Inter, që e kishte në radhët e tij mes viteve 2013 dhe 2015 përfiton para. Përveç zikaltërve, të drejtën e arkëtimit e kanë edhe Dinamo Zagreb, LASK dhe Real Madrid, të llogaritura në bazë të tarifave të vendosura mes klubeve në kohën e shitjes së kroatit. Lexo më tej: Mateo Kovacic, lojtari i ri i Manchester City: karrierë brilante e kroatit, vetëm skuadra elitare e triumfe Kështu, Inter do të mund të shohë të mbërrijnë në llogaritë e tyre 435 mijë euro nga shitja e Kovacic te Manchester City. Jo ndonjë shumë e madhe për një klub si Inter, por gjithsesi diçka e dobishme në një periudhë në të cilën çdo euro llogaritet me kujdes.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarkoko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI