Flash

"Oversport e ka fajin edhe për VAR-in": nga pagesat e munguara te editorialet, FSHF sqaron thyerjen e kontratës

Lapsi.al 29 June 2023
"Oversport e ka fajin edhe për VAR-in": nga pagesat e munguara te

Vendim, reagim dhe kundër-reagim. Pas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit për zgjidhjen e kontratës së të drejtave të transmetimit televiziv të kampionateve “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, si edhe të Kupës së Shqipërisë e Superkupës së Shqipërisë me shoqërinë “OverSport”, më datën 27.06.2023, nga kjo shoqëri pati një reagim publik. Ata shprehën se ky ishte një zhvillim i papritur. E se veprimet e FSHF ishin rezultat i mungesës së transparencës dhe në kundërshtim me parimet etike. Në përgjigje të këtij reagimi ka ardhur një sqarim i dytë nga institucioni që drejton futbollin.

MOTIVET

"FSHF priti në rast se nga “OverSport” do kishte një qëndrim publik më të qartë - shkruhet në komunikatë -. Por në mungesë të tij sqaron opinionin publik në lidhje me mënyrën se si u arrit deri në zgjidhjen e kësaj kontrate". Sipas asaj që bën të ditur FSHF "prej muajit janar 2023 shoqëria 'OverSport' nuk ka paguar shumat e parashikuara në kontratë sipas afateve përkatëse. Kjo shoqëri nuk ka dhënë kurrë të gjitha garancitë për të cilat ishte angazhuar në kontratë. Prodhimi dhe transmetimi televiziv i garave kombëtare ka qenë jashtë çdo standardi teknik. E sidomos ka ndikuar drejtpërdrejtë në funksionimin e sistemit VAR".

Po ashtu qëndrimi editorial dhe kontributet gazetareske kanë qenë jashtë kërkesave të kontratës. Madje në shume raste edhe në cënim të moralit publik apo te sensibiliteteve të grupeve të ndryshme shoqërore. Për të gjitha këto raste “OverSport” është njoftuar dhe paralajmëruar shumë herë. E fundit në muajin maj 2023, kur i është dhënë afat për të përmbushur detyrimet deri më datën 31.05.2023, me pasojë zgjidhjen e kontratës.

PARALAJMËRIMI...

E madje edhe më datën 02.06.2023 është mbajtur një takim ku shoqëria është paralajmëruar për zgjidhjen e kontratës e ku sërish ka marrë përsipër të shlyejë detyrimet, këtë herë brenda datës 21.06.2023. Përtej kësaj date FSHF nuk mund të vinte në rrezik transmetimin televiziv të ndeshjeve për sezonin 2023-2024. E për këtë shkak u vendos zgjidhja e kontratës.

Në këto kushte, ajo që në fakt “OverSport” e cilëson si “të papritur” mendojmë se është vetëm një justifikim ndaj konsumatorëve ndaj të cilëve kjo shoqëri ka marrë përsipër angazhime që nuk mund t’i mbajë, ashtu siç ka bërë me FSHF-në.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI