Flash

“Jebeni Z…”, Perisic fyen Zhang? Komenti u bë në postimin e Brozovic, menjëherë i fshirë

Lapsi.al 29 June 2023
“Jebeni Z…”, Perisic fyen Zhang? Komenti u bë në
Marcelo Brozovic është në qendër të një telenovele merkato. Sirenat arabe ranë edhe për kroatin dhe negociatat me Al-Nassr u ndalën papritur. Bëhet fjalë ende për pagesën ku duket se ka një distancë të konsiderueshme. Por tashmë ka dalë edhe një postim misterioz i kroatit ku bëri bujë komenti i bashkatdhetarit Ivan Perisic. Linja e merkatos e ndërmarrë nga Zhang dhe bashkëpunëtorët e tij vitet e fundit ka qenë shitja e disa emrave të mëdhenj dhe pastaj investimi i parave të grumbulluara. Një strategji që vitet e fundit ka sjellë një titull, dy Kupa Italie, dy Superkupa Italie dhe një finale të Champions League. Mes të sakrifikuarve këtë vit do të ishte edhe Marcelo Brozovic i cili vlerësohet 22 milionë. Por tani negociatat kanë ngecur për shkak të problemeve me pagën e dëshiruar të mesfushorit. Apo ndoshta edhe për shkak të një rritjeje të kërkesës nga drejtuesit zikaltër, për kartonin e lojtarit. Fakti është se negociatat tashmë janë pezull dhe Brozovic ka publikuar një postim në Instagram me zemra zikaltër. Lexo më tej: Al-Nassr zbarkon në Kroaci për të bindur Brozovic: Barcelona punon në fshehtësi mbi ofertën për Inter

I mallkuari Zhang? Komenti i Perisic

Dhe në postimin e Brozovic vjen komenti i Ivan Perisic. Një koment në kroatisht: “Jebeni Z…” që përkthehet do të thotë “i mallkuar, i q*rë”. Për shumë, ai Z është një referencë e qartë për presidentin e Inter, Steven Zhang, i cili çmonton skuadrën çdo vit dhe që gjithashtu largoi vetë Perisic. Për tifozët e Inter, referenca është e qartë, edhe pse dyshimi mbetet. Komenti u fshi më vonë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI