Flash

Arrestohet trajneri i PSG Galtier, bashkë me të birin: mbahet në Nice për diskriminim racor e fetar

Lapsi.al 30 June 2023
Arrestohet trajneri i PSG  Galtier, bashkë me të birin: mbahet në

Trajneri i Paris Saint Germain, Christophe Galtier, është ndaluar nga policia për "dyshime të diskriminimit racor dhe fetar". Sipas agjencisë France Press, Galtier është në paraburgim në Nice së bashku me djalin e tij. Në mes të prillit, një hetim paraprak u hap kundër teknikut francez. E gjitha mbi dyshimet për "diskriminim të bazuar në një racë ose përkatësi të supozuar fetare". Bëhet fjalë për kohën kur tekniku 56-vjeçar ishte në pankinën e Nice, në sezonin 2021-22.

Ndalimi u konfirmua nga prokurori i Nice, Xavier Bonhomme: "Galtier dhe djali i tij janë në paraburgim në policinë gjyqësore të Nices që nga ora 8.45 e së premtes".

PËR ÇFARË AKUZOHET GALTIER

Gjithçka filloi me një email të bërë publik nga Rmc Sport. Ishte një mail i shkruar nga drejtori i përgjithshëm i klubit francez, Julien Fournier. Përmbajtja ishte e destinuar për drejtuesit e Nice: "Ai erdhi në zyrën time dhe më tha se duhej të merrja parasysh realitetin e qytetit - lexohet aty -. Më tha se nuk duhej të kishim kaq shumë lojtarë me ngjyrë dhe myslimanë në ekip. Ai më tha se kishte shkuar në restorant dhe se shumë i kishin vënë në dukje se Nice është "një ekip të zinjsh".

Lexo më tej: Christophe Galtier akuzohet për racizëm nga ish-drejtori sportiv i Nice: "Shumë të zinj e muslimanë në ekip"

Është vërtet një moment i keq për Galtier, i cili nga java e ardhshme nuk do të jetë më zyrtarisht trajner i PSG-së. Në vend të tij do të akomodohet Luis Enrique. Galtier u përfol edhe për pankinën e Napolit, por më pas u parakalua nga bashkëkombasi i tij Rudi Garcia.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI