Flash

Barcelona i rrëmben Milan talentin Guler: Deco mision në Turqi për të bindur Fenerbahce

Lapsi.al 30 June 2023
Barcelona i rrëmben Milan talentin Guler: Deco mision në Turqi

Barcelona, megjithë vështirësitë e njohura ekonomike, zgjidh "qesen" e hidhet e gjitha mbi Arda Guler. Xhevahiri turk i lindur në 2005, pëlqehet edhe nga Milan. Drejtori sportiv blaugrana, Deco, fluturoi sot drejt Turqisë për të gjetur një marrëveshje me Fenerbahce. Një tentativë e qartë për të mposhtur konkurrencën e kuqezinjve. Katalanasit duan të bllokojnë Guler dhe të marrin aprovimin e tij. Blerja përfundimtare mund të finalizohet verën e ardhshme kur arkat e kompanisë të jenë në kushte më të mira.

Barcelona, Milan, Real Madrid, Borussia Dortmund, Leipzig dhe Sevilla, lista e pretendentëve për Guler është e gjatë. Lojtari ka një klauzolë lirimi nga Fenerbahce prej 17.5 milionë eurosh. Sidoqoftë, atyre duhet t'i shtohet komisioni i pasur ndaj menaxherit, babait të tij, prej 20 milionë euro. Pikërisht ky fakt zbehu interesin e Milan dhe nxiti interesin e Deco.

Lexo më tej: Milan zgjedh talentin turk Guler: do të paguajnë më shumë se klauzola për të thyer konkurencën

Për ta përmbledhur, duke lënë mënjanë pagën, duhen 37.5 milionë për të siguruar një lojtar të ri shumë të talentuar. E megjithatë, bëhet fjalë për një bast, me lojtarin që shpërtheu në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. Në 34 paraqitje në kampionat, kupë të Turqisë dhe Ligën e Europës, Guler ka shënuar 6 gola dhe 7 asiste. Qershia mbi tortë ishte goli i tij i parë ndërkombëtar më 19 qershor kundër Uellsit.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI