Flash

Pakti i Juventus me FIGC, sulm i helmatisur i gazetarit Enrico Varriale ndaj bardhezinjve

Lapsi.al 29 June 2023
Pakti i Juventus me FIGC, sulm i helmatisur i gazetarit Enrico Varriale ndaj
Sulm i ashpër, shumë i ashpër i Enrico Varriale ndaj tifozëve të Juventus. Sipas fjalëve të gazetarit, ata janë fajtorë se i janë gëzuar humbjeve të skuadrave italiane në Europë dhe atyre të kombëtareve italiane. Mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja e Italisë U-21 u eliminua nga kampionati europian. Humbja 1-0 ndaj Norvegjisë ishte fatale. Një tjetër faqe e hidhur për futbollin italian, brenda një muaji, pas tre finaleve të humbura në Europë nga Inter, Roma dhe Fiorentina. Duhen shtuar këtu disfata e kombëtares U20 në finalen e botërorit kundër Uruguait dhe ajo e skuadrës së Roberto Mancinit në Ligën e Kombeve. Lexo më tej: Juventus-Uefa nisin të flasin, zbulohet pakti për paqen: duhet të heqë dorë nga Conference League “Disfatat e futbollit italian në muajin e fundit – thuhet në tëeet-in e gazetarit – përfshirë ato të kombëtareve, festohen si triumf nga tifozët e një klubi që ka marrë vetëm një fitore në dy vitet e fundit: arritën marrëveshjen për pranimin e fajësisë falë një vendimi politik të FIGC. Mah!”, e mbylli Varriale.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI