Flash

Al-Nassr i mbyll 'gojën' me para Brozovic: 100 milionë në tre vjet 'vrasin' shpresat e Barcelonës

Lapsi.al 30 June 2023
Al-Nassr i mbyll 'gojën' me para Brozovic: 100 milionë

Marcelo Brozovic i tha po Al-Nassr. Delegacioni i klubit arab që fluturoi për në Kroaci arriti të bindte mesfushorin e Inter. Kroati pranoi kështu ofertën, sepse iu plotësuan të gjitha kërkesat ekonomike. Ai do të përfitojë 100 milionë euro në tre vjet nga pagesa deri në 2026, plus shpërblimin për nënshkrim. Vizitat mjekësore të kroatit me Al-Nassr janë planifikuar për të premten. Barcelona, e cila gjithashtu ishte e interesuar për 30-vjeçarin, nuk pati forcë për tu kundërpërgjigjur. Blaugranat përpara se të blejnë duhet të shesin dhe Brozovic u lodh duke pritur për të vendosur të ardhmen e tij. Në arkat e Inter shkojnë rreth 23 milionë euro, të cilat do të riinvestohen menjëherë te Davide Frattesi.

Në orët e fundit në profilin e Brozovic në Instagram kishin rrjedhur mesazhe ngatërruese. E fundit e shihte atë si protagonist me fanellën zikaltër dhe krahët e ngritur drejt tifozëve. Në këtë pikë, erdhën vlerësime, nxitje dhe "komente" nga ish-shokët e skuadrës, si Perisic. Ishte përfolur se kroati ishte i zemëruar dhe i indinjuar me shoqërinë dhe nuk kishte ndërmend të kalonte në Arabi, nëse nuk vinte një ofertë marramendëse. Oferta mbërriti në kohë, të enjten në mbrëmje.

Lexo më tej: “Jebeni Z…”, Perisic fyen Zhang? Komenti u bë në postimin e Brozovic, menjëherë i fshirë

BARCELONA: "KUSHTON TEPËR"

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, konfirmoi mosardhjen e Brozovic: “Ai, si Zubimendi apo Kimmich, kushton shumë për ne. Këto marrëveshje nuk do të bëhen për shkak të Parametrave financiarë që do të na kërkonin. Brozovic ka një ofertë nga Arabia Saudite ndaj të cilës ne nuk mund të konkurrojmë”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI