Flash

Serie A, një 'tur force' për lojtarët: në 5 korrik shorti i kalendarit, nuk ka pushime për Krishtlindje

Lapsi.al 30 June 2023
Serie A, një 'tur force' për lojtarët: në 5 korrik

Lega Serie A ka zyrtarizuar datën e shortit për kalendarin e kampionatit 2023-24. Skuadrat do të mësojnë radhën e përplasjeve më 5 korrik në orën 12. Do të jetë një kampionat sfilitës për lojtarët.Sezoni i ri do të nisë në fundjavën e datës 20 gusht dhe do të përfundojë më 26 maj 2024. Do të jenë vetëm katër pauza për kombëtaren: 10 shtator 2023, 15 tetor 2023, 19 nëntor 2023 dhe 24 mars 2024.

Serie A nuk do të ndalet gjatë festave të Krishtlindjeve. Eksperimenti i Boxing Day (26 dhjetor) nuk do të përsëritet, por skuadrat do të rikthehen në fushë më 30 dhjetor 2023 dhe sërish më 6 janar 2024. Ky raund kampionati do të luhet pa 4 skuadrat e përfshira në mini-turneun e Superkupës së Italisë (Napoli, Inter, Lacio dhe Fiorentina).

Lexo më tej: FSHF imiton Italinë, Superkupa në dhjetor: miratohen datat e nisjes së kompeticioneve kombëtare

Janë zyrtarizuar edhe datat e Kupës së Italisë. Turneu i dytë i futbollit italian fillon më 6 gusht me raundin paraprak dhe përfundon me finalen në Romë më 15 maj 2024.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI