Flash

Me katër ditë vonesë e tani rrezikon Batumin: Hoxhallari prezantohet te Tirana

Lapsi.al 3 July 2023
Me katër ditë vonesë e tani rrezikon Batumin: Hoxhallari

Erion Hoxhallari më në fund është bashkuar me bardheblutë në Ohër, ku mbërriti mbrëmjen e djeshme. Një vonesë e theksuar në raport me atë që ishte programuar. E megjithatë, lojtari nuk ka munguar në takimin me aventurën e dytë. Tirana ishte akorduar prej kohësh me ish-kapitenin, që duhet të mbërrinte te mërkurën. Katër ditë vonesë për të qenë të saktë, që megjithatë i vënë në dyshim prezencën e mbrojtësit në debutimin europian. Në raundin e parë të Conference League, Tirana duhet të bëjë llogaritë kundër Dinamo Batumi.

Në fakt, më shumë ka zgjatur pritja për tu bashkuar me grupin se negociata për ta bindur të pranonte ofertën e Tiranës. Mungesa në pothuaj krejtësisht fazën përgatitore mund të krijojnë shqetësim mbi formën e tij. Kanë mbetur tashmë vetëm dy ditët e fundit dhe miqësorja me Stugën në 5 korrik. Ish-kapiteni Hoxhallari tani ka 9 ditë kohë në total për të bindur teknikun se është mjaftueshëm gati për të zbritur në fushë në 13 korrik kundër gjeorgjianëve.

Me ardhjen e tij, bëhen tetë përforcimet zyrtare të nënkampionëve. Selmani në portë, pastaj, Doka, Mici, Obanor, e pikërisht Hoxhallari në mbrojtje. Këtyre i duhet shtuar Jonuzi në mesfushë e Kaina Nunes e Latifi në sulm. Shehi është i kënaqur me mënyrën e punës në Ohër, edhe pse e pranon se në këtë moment lojtarët janë lodhur disi.

Lexo më tej:Hoxhallari "vishet" bardheblu: brenda dy ditësh ish-kapiteni i bashkohet Tiranës në Ohër

Tirana pas kthimit nga Ohri do të pushojë vetëm një ditë. E nga 7 korriku do të kthehet në stërvitje në Skënder Halili. Do ta bëjë duke e ulur ritmin, me vetëm një seancë ditore, për të asimiliuar më mirë ngarkesën e marrë në fazën përgatitore.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI