Flash

Kim Min-jae transferohet te Bayern për 60 milionë: të mërkurën vizitat mjekësore

Lapsi.al 3 July 2023
Kim Min-jae transferohet te Bayern për 60 milionë: të

Transferimi i Kim Min-jae nga Napoli te Bayern Munich është gati të zyrtarizohet. Të mërkurën, pas 21 ditë shërbimi të detyrueshëm ushtarak në atdhe, mbrojtësi do t'i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te bavarezët. Bayern Munich më pas do t'i paguajnë Napolit klauzolën e zgjidhjes së kontratës. Pas kësaj, koreanojugori do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare, me një pagë më shumë se dyfishi në krahasim me atë që mori sezonin e kaluar.

Klubi i De Laurentiis do të arkëtojë një shumë nga 45 deri në 60 milionë euro. Në fakt, kontrata e Kim Min-jae përmban një klauzolë për vendet e huaja që varion në varësi të klubit që synon ta aktivizojë atë dhe parametrave të tij financiarë. Për këtë ndërhyrje mund të shfrytëzohen vetëm 15 ditët e para të korrikut. Bayern duhet të paguajë në arkat e Napolit rreth 50 milionë euro.

Aventura e Koresë së Jugut në Serie A përfundon pas vetëm një viti: karriera e tij do të vazhdojë në Bundesligë. Aty Kim Min-jae do t'i bashkohet një tjetër ish-mbrojtësi të madh të kampionatit italian si Matthijs de Ligt.

PO PUNOHET PËR ZËVENDËSUESIN: EMRI I RI ËSHTË IBANEZ

Napoli tashmë po punon për zëvendësimin e Kim. Ditët e fundit kishin dalë në pah kandidaturat e Giorgio Scalvini të Atalantës dhe Ko Itakura të Borussia Moenchengladbach. Ndërsa emri i ri është ai i Roger Ibanez i Romës. Për verdhekuqtë, braziliani nuk është i patransferueshëm dhe mund të largohet përballë një oferte të arsyeshme. Ndërkohë, pista Kilman u zbeh menjëherë. Mbrojtësi i Wolverhamtpon kushton shumë dhe klubi anglez dëshiron ta sigurojë atë me rinovimin e një kontrate tashmë afatgjatë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI