ASKUSH NUK E BESON
Kur Real Madrid Fabrica zbuloi foton e tij, një polemikë e fuqishme shpërtheu në Twitter. Administratorit të faqes së Blancos iu desh të bllokonte mesazhet dhe të fshinte shumicën e tyre. Në fakt, përdoruesit nuk u besonin syve kur panë këtë 13-vjeçar me mjekër. E të mendosh se ai ka lindur në të njëjtin vit që Spanja fitoi Kupën e Botës falë golit të Iniesta. Sigurisht në rrjetet sociale u shfaq mosbesimi i të gjithëve. Ngacmimet dhe referencat e filmave dhe serialeve televizive në të cilat mes fëmijëve është fshehur një i rritur kanë mbuluar postimin. E gjitha kjo, bashkë me fotot e 13-vjeçarëve nga e gjithë bota për t'i krahasuar me mbrojtësin. Iker Diepa nuk e ka nisur akoma karrierën e tij e që tani është bërë cështje. Por ndërkohë, Real Madrid U14 mund të llogarisë në një lojtar me pamje eksperti.✍️✅| OFFICIAL: Iker Diepa (2010), a centre-back from Las Palmas joins Real Madrid. He will play for the Infantil A (U14) next season. pic.twitter.com/eorGz0YWGX
— Real Madrid Fabrica (@FabricaMadrid) July 2, 2023