Flash

I pakënaqur dhe plot mllef, Inter e përshëndet Brozovic e ironizon: “Foto e bukur”

Lapsi.al 4 July 2023
I pakënaqur dhe plot mllef, Inter e përshëndet Brozovic e
Duke nisur nga dje, më 3 korrik, pas një telenovele të gjatë, Marcelo Brozovic u bë lojtari i ri i Al-Nassr. Pas problemeve mes lojtarit dhe klubit saudit fillimisht, e më pas mes arabëve dhe Inter, ka mbërritur edhe transferimi zyrtar. Pas 8 sezonesh e gjysmë, mesfushori kroat largohet kështu nga zikaltrit, por jo pa polemika. Kur ka një lamtumirë, është pothuajse e pashmangshme që të ketë edhe pakënaqësi mes dy palëve që ndahen. Sidomos kur bashkëpunimi ka qenë e gjatë dhe plot pasion. E mes Marcelo Brozovic dhe Inter, pas transferimit zyrtar të kroatit te Al-Nassr, helmet nuk po tregojnë asnjë shenjë pakësimi. Arsyeja e fundit e polemikave mes lojtarit dhe klubit është përshëndetja në rrjetet sociale e rezervuar për të nga zikaltrit. Një përshëndetje që duket se nuk i ka pëlqyer dhe aq kroatit… Lexo më tej: "Mos u shqetësoni, jam këtu": Brozovic firmos në Arabi, Al Nassr e prezanton me një bombë

IRONIA E BROZOVIC PËR PËRSHËNDETJEN E INTER

Postimi i Inter, ku renditeshin paraqitjet, trofetë e fituar dhe golat e Brozovic për zikaltrit, shoqërohej me një foto të mesfushorit me fjalët "Goodbye Brozo". Kroati i është përgjigjur me një koment që u shfaq menjëherë krejtësisht ironik: “Përshëndetje e madhe, foto e bukur”, ka shkruar ai duke shtuar emoticon e një fytyre që qesh. Kroati ka dashur të kishte fjalën e fundit, në vijim të historisë së publikuar pak ditë më parë. Inter, në fakt, bllokoi fillimisht negociatat për transferimin e tij, pas ofertës në rënie nga Al-Nassr. Vetëm më pas zikaltrit pranuan 18 milionët e ofruara nga arabët. Me atë rast, Epic Brozo vendosi emojin e një cirku në rrjetet sociale, një imazh të qartë dhe elokuent të asaj që po ndodhte rreth tij. Tani, një tjetër shenjë, tepër domethënëse, se mos Brozovic e Inter ka ndjenja të lënduara.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Inter (@inter)

Të këshilluara

Zbulohet data e lançimit të "Threads"

Aplikacioni i ri konkurrent i Instagramit në Twitter "Threads" është planifikuar të dalë të enjten në SHBA dhe të premten për pjesën tjetër të botës, sipas një ...

15:39

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI