Flash

Entuziazëm në Brazil për Ancelotti, nga Neymar te Vinicius deri te Ronaldinho: "Një fitues"

Lapsi.al 5 July 2023
Entuziazëm në Brazil për Ancelotti, nga Neymar te Vinicius deri

Entuziazmi është pothuajse unanim, mes futbollistëve brazilianë ende aktivë dhe jo, për shpalljen e Carlo Ancelotti në krye të ‘Selecaos’. Italiani i Real Madrid do të ulet në pankinën e 5 herë kampionëve nga viti 2024. “Ai është një trajner i shkëlqyer, një mik i madh dhe mendoj se do të ofrojë shumë, sepse ka shumë eksperiencë”, ka komentuar Ronaldinho Gaúcho. Ish-fantazisti është drejtuar nga 64-vjeçari italian kur ishte ende te Milani.

"Ancelotti ka fituar gjithçka. Pra, ai me siguri do të na mësojë shumë", nënvizoi Neymar nga ana e tij. Rodrygo, Vini Jr dhe Eder Militão, aktualisht nën drejtimin e Ancelottit te Real Madrid, i bëjnë jehonë: "Kudo që të shkojë, ai fiton - tha Rodrygo -. Mund të sjellë suksesin e tij edhe në ekipin kombëtar. Ne e dimë se kombëtarja duhet fitojë gjithmonë”.

Lexo më tej: Njoftimi zyrtar i Brazilit: Ancelotti do të udhëheqë Selecao nga viti 2024

Richarlison gjithashtu mezi pret ta ketë sërish si teknik. Numri 9 I Brazilit tha se ai u bë një "fenomen" në duart e Ancelottit kur drejtoi Everton në Angli. "Ai më ndihmoi shumë te Everton, fillova të shënoja pa pushim. U bëra shoku i tij," tha ai. “Më çoi në shtëpi, ndihesha si djali i tij”, shtoi ‘Pombo’.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI