Flash

Ishte në koma i shkelur nga kali, Sergio Rico del nga terapia intensive

Lapsi.al 5 July 2023
Ishte në koma i shkelur nga kali, Sergio Rico del nga terapia intensive
Vijne lajme ngushëlluese nga Sergio Rico, portieri i PSG-së i cili përfundoi në gjendje të rëndë pasi u rrëzua nga kali. Më 28 maj, pikërisht një ditë pas titullit kampion, Rico u aksidentua në provincën e Huelvas në Spanjë. Portieri rezervë i parisienëve kishte shkuar aty për pushime. Numri një andaluzian, i cili përfundoi në terapi intensive, ka dalë sot nga reparti në fjalë në spitalin e Seviljes. Një përmirësim i rëndësishëm pas atij të paralajmëruar pak ditë më parë. Në fakt, bashkëshortja e tij Alba Silva i kishte qetësuar të gjithë: "Po përmirësohet, me durim por hap pas hapi. Tashmë na thërret në emër". Lexo më tej: E përplasi kali i egërsuar dhe e shtypi karroca: Sergio Rico në gjendje stabël, por rëndë e në terapi intensive Tashmë do të nisë faza e rikuperimit nga tronditja traumatike e trurit që u diagnostikua mbi një muaj më parë. Nga koma fillestare farmakologjike, Rico është shtruar në një pavijon normal të spitalit. Portieri i datëlindjes 1993 do të ndiqet nga një ekip specialistësh, siguron spitali. I madh ishte gëzimi i ish-klubit të tij, Sevilla, që nuk u kursye në Twitter: “Nuk mund të ishim më të lumtur”. Me andaluzianët Sergio Rico luajti për një kohë të gjatë, duke filluar nga ekipi i të rinjve.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI