Flash

Video/ Bernardeschi imiton Zidane: një goditje me kokë, i kushton kartonin e kuq

Lapsi.al 5 July 2023
Video/ Bernardeschi imiton Zidane: një goditje me kokë, i kushton
Toronto “i italianëve” është në një krizë të thellë. Klubi, me gjithë ndryshimin e trajnerit, nuk po arrin dot në asnjë mënyrë të ndërrojë marsh. E kështu, një sezon që nisi keq po vazhdon, nëse është e mundur, edhe më keq. Në orët e fundit është përfolur shumë për mundësinë që dy kampionët e Europës me Italinë Insigne dhe Bernardeschi të ndryshojnë ajër në këtë seancë të merkatos. Ish-napolitani, i dëmtuar sërish, duket se dëshiron të kthehet në Europë. Ish-juvenini është bërë protagonist negativ i 'ndeshjes së fundit të humbur nga kanadezët ndaj Orlando City. Federico Bernardeschi ishte një nga të parët që kërkoi shkarkimin e ish-trajnerit Bob Bradley. Por pavarësisht ndryshimit në pankinë, gjërat te Toronto mbetën njëlloj. Në dy ndeshjet e fundit me trajnerin e ri Dunfield në krye, kanë ardhur dy humbje të tjera. E fundit, ndaj Orlando City, ishte një 4-0 që nuk jep shpresë. E pikërisht në ndeshjen ndaj skuadrës nga Florida, ish-lojtari i Fiorentinës dhe Juventus u bë protagonist negativ. Bernardeschi ishte autori i një gjesti të keq që i kushtoi kartonin e kuq. Në minutën e 63 kanadezët ishin tashmë nën dy gola. Bernardeschi, me topin larg, ka pasur një sherr verbal me kundërshtarin. Italiani nuk u mjaftua me kaq por i dha atij një goditje të supozuar me kokë. Pamjet, në fakt, nuk e qartësojnë intensitetin e gjestit të mesfushorit italian. Megjithatë, arbitri i ndeshjes nuk kishte dyshime dhe tregoi kartonin e dytë të verdhë ndaj lojtarit. Bernardeschi ishte ndëshkuar me karton të verdhë edhe në fillimin e pjesës së dytë. Një sjellje edhe më e rëndë po të konsiderosh se kampioni i Europës 2021 mbante shiritin e kapitenit. E Toronto vazhdon të fundoset…

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI